← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

37. Safat · Ajeti 27 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 37:26–37:61

Mohuesit e të vërtetës përpiqen t'ia hudhin fajin njëri-tjetrit, dhe ata që kishin qenë më të dobët në dynja u thonë atyre që kishin qenë si prijës: Ju na erdhët nga e djathta, nga e vërteta, nga feja dhe na penguat prej saj, ose na erdhët me betim, e ne u besuam, ose na erdhët nga ana e djathtë që ndër arabë ishte shenjë fatbardhësie etj.

Paria përgjigjen se ata nuk bënë tjetër përveç asaj që ishin edhe vetë, u vumë juve në rrugë të gabuar ku ishim edhe vetë, por jo me dhunë, andaj edhe ne edhe ju e merituam. ashpër është dënimi i zjarrit, por kur u thuhej atyre se s'ka Zot tjetër pos Allahut, ata bëheshin kryeneçë e thoshin: a do t'i lëmë zotat tanë për fjalë të Muhammedit, për fjalë të një poeti e të çmendurit Njerëzit sinqertë, besimtarët e denjë do të jenë në xhennete të begatshme, e përveç ushqimeve të llojllojta, kolltukëve, do t'u bëhet shërbim edhe me pije, me gota të mbushura me verë të bardhë si bora, të marrë prej vetë burimit në xhennet, verë që nuk shkakton kokëdhembje as dehje, është plot shije. Pranë vetes kanë edhe hyritë, syzeza e symëdha. Kënaqen në bisedë mes vete. përkujtojnë ngjarjet e dynjasë, shkojnë ei shohin ata që, edhe nuk besonin edhe përpiqeshin t'i largojnë prej besimit edhe të tjerët, duke u thënë se nuk ka ringjallje, nuk ka shpërblim as dënim. Por besimtarët tash tallen me ata në xhehenem e u thonë: ishim në dynja, vdiqëm, u ringjallëm, tash më nuk ka vdekje, për neve nuk ka ndëshkim, përgjithmonë jemi në xhennet, shpëtim i madh, për këtë është dashur të veprohet.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 37:27–37:37

- “Ata do t'i drejtohen dhe do t’i flasin njëri-tjetrit.” - Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit do të qortojnë dhe mallkojnë njëri-tjetrin Ditën e Kijametit, ashtu sikurse do të mallkojnë dhe grinden me njëri -tjetrin edhe në thellësitë e zjarrit të Xhehenemit. Allahu i Lart ësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe ja! Ata do të grinden mes njëri -tjetrit në Zjarr. Të dobëtit do t’u thonë parisë që mbahej me të madh: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. Atëherë, a mund të na e lehtësoni disi dënimin e Zjarrit?” Ata që krekoseshin, do të thonë: “Ne jemi të gjithë këtu (në Zjarr)! Tashmë, Allahu e ka përfunduar gjykimin mes robërve (të Tij) ”.” [Gafir 47, 48.]. Gjithashtu: “Ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as në këtë Kuran dhe as në ndonjë tjetër (Libër) që ka ardhur para tij.” Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit, kur të ndalen para Zotit të tyre dhe të debatojnë me njëri -tjerin! Ata që kanë qenë më të dobët do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” Por kryeneçët do t'u thonë atyre që kanë qenë më të dobët: “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë, pasi ai erdhi? Jo, përkundrazi, ju ishit vetë keqbërës.” Ata që kanë qenë të dobët (e të përbuzur) do t'u thonë kryeneçëve: “Jo, qe dredhia juaj natë e ditë. Ju na urdhëronit të mohonim Allahun dhe t’i bënim shokë Atij. Kur ta shohin dënimin, ata do ta fshehin (për pak) dëshpërimin e vet. Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. Ata do të dënohen veçse për atë që kanë bërë. ” [Sebe 31 - 33]. - “Një palë do të thotë: “Ishit ju ata që na vinit nga e djathta.” - Ibn Abasi shpjegon: “Domethënë, ishit ju që, me forcën dhe pushtetin tuaj mbi ne, na detyronit t’ju pasonim në mohimin e fesë. Ne ishim të përulurit, ndërsa ju ishit të fuqishmit dhe udhëheqësit tanë. Ju na bindët dhe na detyruat që të mos besonim. Ndërsa pala tjetër, pra, ata të cilët ishin prijës, u drejtohen ndjekësve dhe u thonë: - “Jo! Ju vetë nuk kishit besim. - Pra, çështja nuk është aspak ashtu siç prete -

ndoni, pasi ishin vetë zemrat tuaja, ato që rrefuzuan Imanin dhe e pranuan mohimin dhe mosbindjen ndaj Zotit. Ishit ju vetë që u kënaqët për ta ndjekur këtë rrugë. - “Ne nuk kemi pasur asnjë pushtet mbi ju.” - Nuk kishim asnjë provë për ftesën tonë. - “Ishit ju vetë ata që i shkelnit kufijtë. ” - Ju e kalonit vetë kufirin, e refuzuat vetë të vërtetën, duke iu kundërvënë profetëve dhe shpalljeve të Zotit. - “Urdhri i Zotit tonë kundër nesh tashmë është përmbushur dhe ne duhet të vuajmë dënimin. Ne ju devijuam, sepse edhe vetë ishim të humbur.” - Ne ju ftuam në rrugën tonë, kurse ju u përgjigjët vetë, me zgjedhjen dhe vullnetin tuaj të lirë. - “Atë ditë, ata do të dënohen të gjithë bashkë.” - Të gjithë do të jenë në zjarr, secili sipas krimeve dhe padrejtësive që ka bërë vetë. - “Kështu bëjmë Ne me keqbërësit. Kur atyre u thuhej: “Nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin, përveç Allahut”, ata tregoheshin kryeneçë ...” - Domethënë, tregoheshin arrogantë dhe nuk pranonin kurresesi atë që kumtonte kjo fjalë, të cilën besimtarët e thonë me gjithë zemër, e besojnë dhe jetojnë sipas saj. - “... dhe thoshin: “Mos vallë, do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?” - Me këtë nënkuptonin Profetin e Allahut. Por Allahu i Madhëruar, duke ua hedhur poshtë këto pretendime, u thotë: - “Jo, përkundrazi! Ai solli të Vërtetën ...” - Domethënë, ai nuk është poet dhe as i çmendur, madje ai solli ndër ju shpalljen që Unë e urdhërova që ta kumtojë ndër ju. - “... dhe vërteton Mesazhin e (të gjithë) të dërguarve.” - Ai ishte përmbushja e gjithë sihariqeve të dhëna nga profetët e shkuar, të cilët e kishin përshkruar me hollësi më të madhin dhe më të nderuarin Profet të të gjithë kohërave. Ata i kishin përshkruar cilësitë e lavdëruara dhe fenë e tij të drejtë në librat qiellorë të shkuar, dhe ai erdhi pikërisht ashtu sikurse e kishin paralajmë - ruar ata. Ai erdhi të shpërndajë ndër njerëz sinqeritetin, vërtetësinë, amanetin dhe rrugën e drejtë. Ai ishte i sinqertë, besnik, ftues në rrugën e drejtë dhe ftuesi i njerëzve që të adhuronin Allahun e Lartësuar dhe të Madhëruar si një e të vetëm.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 37:27–37:39

- Dhe ata do t'i drejtohen njëri -tjetrit e do të pyesin njëri-tjetrin. - Pasi tubohen të gjithë së bashku, ata të ngjashmit me ta dhe idhujt që i adhuronin, dhe të drejtohen drejt zjarrit, ata do të ndalohen për pak, që të pyeten, por ata nuk do t'i përgjigjen, siç u tha më parë. Pas kësaj, ata do të fajësojnë njëri tjetrin për këtë që po u ndodh, domethënë, për devijimin dhe humbjen që u shkaktuan. Kështu, pasuesit u drejtohen krerëve dhe u thonë: - Ata (pasuesit) do të thonë: “Ishit ju ata që na vinit nga e djathta (e na pengonit nga e vërteta). - Me forcën dhe pushtetin tuaj, na bëtë që të humbim rrugën e drejtë. Nëse nuk do të na kishit detyruar ju, ne do të ishim besimtarë dhe do të pasonim të vërtetën. Krerët u përgjigjen: - Ata (paria) do të thonë: “Jo! Ju vetë nuk kishit besim. - Ju keni qenë vetë idhujtarë, ashtu sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ndryshimi keni ju nga ne? Për çfarë arsye na fajësoni ne? Aq më tepër që e vërteta është se: - Ne nuk kemi pasur asnjë pushtet mbi ju. Ishit ju vetë ata që i shkelnit kufijtë (porositë e Zotit). - Nuk kishim asnjë fuqi mbi ju, që t'ju impononim të mohonit Zotin. Ju i kalonit kufijtë e Zotit dhe e zgjodhët këtë rrugë me pëlqimin tuaj. - Tani, urdhri i Zotit tonë kundër nesh është përmbushur - Tashmë, vendimi i Zotit është i pakthyeshëm si për ne, edhe për ju. - dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar). - Ne të gjithë do të shijojmë dënimin. Mbi ne po zbatohet gjykimi i Zotit tonë dhe tani, si ne, edhe ju do të shijojmë dënimin, pa përjashtim. - Ne ju devijuam nga rruga (e Zotit) sepse edhe vetë ishim të humbur”. - Ne ju ftuam në rrugën tonë të humbjes dhe ishit ju që iu përgjigjët ftesës sonë. Për këtë arsye, mos na qortoni ne, por qortoni veten tuaj. - Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë . Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit. - Ditën e Kijametit ju do të ndëshkoheni të gjithë, edhe pse, në varësi të padrejtësive e gjynaheve, do të ketë ndonjë ndryshim mes jush. Ashtu si në dynja i bashkonte kufri, po kështu edhe në ahiret do të jenë bashkë, në dënimin e Zotit. Ky është një rregull i pandryshueshëm për të padrejtët: "Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit." Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se padrejtësitë e tyre kaluan çdo kufi: - Kur atyre u thuhej: “Nuk ka Zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut.",

ata tregoheshin kryeneçë. - Kur ftoheshin që të njësonin Allahun dhe t'i largoheshin adhurimit të çdo gjëje, ata tregoheshin mendjemëdhenj. Ata tregoheshin kryeneçë e mospërfillës ndaj asaj ftese dhe ndaj atyre të cilët ua bënin këtë ftesë. Madje, duke e kundërshtuar me forcë, thoshin: - Dhe thoshin: “Mos vallë do t’i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?” - Si mund të braktisim idhujt, që ne i kemi adhuruar prej kaq kohësh, ashtu si paraardhësit tanë, për hir të fjalës së një "poeti të çmendur"? Kështu e fyenin Muhamedin (a.s). Nuk u mjaftoi që refuzonin ftesën e Zotit, por edhe fyen Profetin e Zotit. Allahu i shëmtoftë! E quajnë poet dhe të çmendur, edhe pse e dinin mirë se ai nuk kishte asnjë lidhje me poetët dhe poezinë. Ata e dinin mirë se ai ishte më i logjikshmi dhe më i mençuri në mendimet e tij. Duke hedhur poshtë fjalët dhe shpifjet e tyre, Allahu i Madhëruar thotë: - Jo! Por, ai u solli të Vërtetën (e sigurt) dhe ai vërtetëson Mesazhin e të dërguarve (para tij). - Muhamedi solli të vërtetën e sigurt. Ai është me të vërtetë profet besnik i Zotit dhe ajo që ai solli është e vërteta e sigurt prej Zotit. Ai është, gjithashtu, edhe vërtetues i besnikërisë së profetëve të shkuar. Ardhja e tij është përmbushje e profetësive të tyre. Nëse ai nuk do të vinte, profetësitë e tyre nuk do të quheshin të përmbushura, e kjo do të cenonte vërtetësinë e tyre. Kështu, në njëfarë mënyre, ardhja e Muhamedit konsiderohet si mrekulli dhe profeci e përmbushur e profetëve të shkuar, sepse ata njoftuan dhe përgëzuan njerëzit për ardhjen e tij. Madje, Allahu i Madhëruar ka marrë besën dhe premtimin e të gjithë profetëve se, nëse do t'u vinte ky profet, do ta ndihmonin dhe besonin atë, e po kështu u mori premtimin edhe popujve të tyre. Kur ky profet erdhi në botë, doli qartë vërtetësia e profecive dhe e profetëve, nga njëra anë, dhe mashtrimi e refuzimi i padrejtë i së vërtetës nga ata që nuk e pranuan këtë profet. Ky profet solli një ligj të mrekullueshëm e në përputhje me të gjitha ligjet që sollën profetët e tjerë. Edhe ai i ftoi njerëzit në të njëjtat gjëra që i ftuan profetët e tjerë. Gjithashtu, ai i besoi dhe dëshmoi për vërtetësinë e gjithë shpalljeve që iu dhanë profetëve të tjerë. - Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër. - Mohuesit në zjarr thonë: "...dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar)." Kjo fjalë mund të lërë hapësirë të kuptohet se mund të shpresohet edhe që të mos ndodhë ky dënim. Por Allahu sjell një fjalë tjetër, që e qartëson të vërtetën dhe që nuk lë as më të voglin dyshim apo ndonjë shpresë të kotë. Ai tha: "Dhe ju keni për të shijuar, Dënimin më të Ashpër." Pra, patjetër që do të shijoni dënimin e dhimbshëm dhe të rëndë, e për këtë të jeni të bindur! - Dhe ju do të ndëshkoheni veçse për atë që keni bërë. - Këtë dënim që do të shijoni, dijeni se e keni merituar vetë. Kjo është drejtësia Jonë dhe nuk ju kemi bërë asnjë padrejtësi. Po të vëresh me kujdes këto fjalë, duket se ky gjykim është gjithëpërfshirës, edhe pse qëllimi është për idhujtarët. Megjithatë, Allahu përjashton nga ky gjykim besimtarët, duke thënë më poshtë:

← Safat 37:27