38. Sad · Ajeti 11

سورة ص
Përkthimi Sherif Ahmeti
11

جُندٞ مَّا هُنَالِكَ مَهۡزُومٞ مِّنَ ٱلۡأَحۡزَابِ

(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria e kurejshitëve me në krye Ebu Xhehlin shkojnë te xhaxhai i Pejgamberit, Ebu Talibi dhe i ankohen, se Muhamedi i fyen zotat e tyre, prandaj do të ishte mirë ta thërrasësh dhe ta ndalosh. Çoi dhe e thirri, e ai erdhi dhe kur hyri brenda një vend pranë xhaxhait të tij ishte i zbrazët. Duke u frikësuar se do të ulej në vend të lartë Muhamedi a.s., u ngut Ebu Xhehli dhe shkoi e e zuri atë vend, kurse Muhamedi u ul te dera. Ebu Talibi i tha: djalë i vëllait tim, ç’është që ky popull po ankohet se ti i fyen zotat e tyre dhe... dhe... Pejgamberi tha: Xhaxha, unë dua prej tyre vetëm një fjalë, ta thonë atë, e të gjithë arabët do t’iu nënshtrohen atyre, madje edhe të tjerë, joarabë, Të pranishmit thanë: një fjalë, jo një po dhjetë, e thuaje cila është ajo? Pejgamberi u tha: “La ilahe ilell-llah”... Atëherë të trishtuar i mblodhën plaçkat dhe u çuan, duke thënë: Të gjithë zotat don t’i bëjë një