38. Sad · ajete 27–32

سورة ص
27

وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا بَٰطِلٗاۚ ذَٰلِكَ ظَنُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنَ ٱلنَّارِ

We ma halekna es-sema’e wel-’erde we ma bejnehuma batilæn dhalike dhennul-ledhine keferu fewejlun lilledhine keferu mine en-nari

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.

28

أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ كَٱلۡمُفۡسِدِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَمۡ نَجۡعَلُ ٱلۡمُتَّقِينَ كَٱلۡفُجَّارِ

‘Em nexh’alul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati kalmufsidine fil-’erdi ‘em nexh’alul-muttekine kalfuxhxhari

A mos do t'i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t'i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?

29

كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ إِلَيۡكَ مُبَٰرَكٞ لِّيَدَّبَّرُوٓاْ ءَايَٰتِهِۦ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُواْ ٱلۡأَلۡبَٰبِ

Kitabun ‘enzelnahu ‘ilejke mubarekun lijeddebberu ‘ajatihi we lijetedhekkere ‘ulul-’elbabi

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.

30

وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ

We wehebna lidawude sulejmane ni’mel-’abdu ‘innehu ‘ewwabun

Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.

31

إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ

‘Idh ‘uride ‘alejhi bil-’ashiji es-safinatul-xhijadu

Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.

32

فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ

Fekale ‘inni ‘ehbebtu hubbel-hajri ‘an dhikri rabbi hetta tewaret bil-hixhabi

E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".