38. Sad · ajete 30–37

سورة ص
30

وَوَهَبۡنَا لِدَاوُۥدَ سُلَيۡمَٰنَۚ نِعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٌ

We wehebna lidawude sulejmane ni’mel-’abdu ‘innehu ‘ewwabun

Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.

31

إِذۡ عُرِضَ عَلَيۡهِ بِٱلۡعَشِيِّ ٱلصَّٰفِنَٰتُ ٱلۡجِيَادُ

‘Idh ‘uride ‘alejhi bil-’ashiji es-safinatul-xhijadu

Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.

32

فَقَالَ إِنِّيٓ أَحۡبَبۡتُ حُبَّ ٱلۡخَيۡرِ عَن ذِكۡرِ رَبِّي حَتَّىٰ تَوَارَتۡ بِٱلۡحِجَابِ

Fekale ‘inni ‘ehbebtu hubbel-hajri ‘an dhikri rabbi hetta tewaret bil-hixhabi

E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".

33

رُدُّوهَا عَلَيَّۖ فَطَفِقَ مَسۡحَۢا بِٱلسُّوقِ وَٱلۡأَعۡنَاقِ

Rudduha ‘alejje fetefika meshæn bis-suki wel-’a’naki

"M'i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t'u mëshojë këmbëve e qafave.

34

وَلَقَدۡ فَتَنَّا سُلَيۡمَٰنَ وَأَلۡقَيۡنَا عَلَىٰ كُرۡسِيِّهِۦ جَسَدٗا ثُمَّ أَنَابَ

We lekad fetenna sulejmane we ‘elkajna ‘ala kursijihi xhesedæn thumme ‘enabe

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.

35

قَالَ رَبِّ ٱغۡفِرۡ لِي وَهَبۡ لِي مُلۡكٗا لَّا يَنۢبَغِي لِأَحَدٖ مِّنۢ بَعۡدِيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡوَهَّابُ

Kale rabbi egfir li we heb li mulkæn la jenbegi li’hedin min ba’di ‘inneke ‘entel-wehhabu

Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh."

36

فَسَخَّرۡنَا لَهُ ٱلرِّيحَ تَجۡرِي بِأَمۡرِهِۦ رُخَآءً حَيۡثُ أَصَابَ

Fesehharna lehu er-rihe texhri bi’emrihi ruha’en hejthu ‘esabe

Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.

37

وَٱلشَّيَٰطِينَ كُلَّ بَنَّآءٖ وَغَوَّاصٖ

We esh-shejatine kulle benna’in we gawwasin

Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.