وَإِنَّ لَهُۥ عِندَنَا لَزُلۡفَىٰ وَحُسۡنَ مَـَٔابٖ
Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dita e Gjykimit quhet edhe dita e ndarjes, sepse atë ditë Allahu me gjykimin e vet bën ndarjen për në xhenet ose në xhehenem, e cila është caktuar për tubimin e të gjithëve. Atë ditë i fryhet surit për ringjallje dhe njerëzit paraqiten në grupe, qielli është hapur, kodrat janë bërë hi e pluhur, xhehenemi u rri në pusi dhe i kap ata që ishin arrogantë dhe aty do të jenë përherë e për kohë pa mbarim; ata nuk do të kenë me çka të freskohen, pos me ujë të valë, dhe sa herë që kërkojnë dhe luten për lehtësim vuajtja iu shtohet edhe më shumë. Interpretuesit e Kuranit thonë, se ky është ajeti më i ashpër në tërë Kuranin, përkitazi me banorët e zjarrit. Dënim i rëndë por i meritueshëm është ky, sepse përgënjeshtruan dhe nuk llogaritën, se do ta përjetojnë atë ditë, e nuk e dinë se çdo vepër e njeriut është e evidentuar saktësisht. Njerëzit e devotshëm do të kenë kënaqësi të mëdha, edhe për arsye se besuan e bënë vepra të mira, por edhe dhurata nga bujaria e Zotit të Madhëruar, saqë atë ditë edhe shpirtrat më të lartë dhe engjëjt qëndrojnë gatitu dhe askush nuk mund të flasë pa i dhënë leje Zoti. Njeriu i sheh veprat e veta, prandaj thotë: “Do të kishte qenë fat për mua sikur të kisha qenë dhe’ e jo njeri, ose të isha bërë dhe si kafshët që bëhen pasi ta kenë marrë hakun prej njëra-tjetrës. Falënderoj Allahun e Madhëruar për ndihmën që më dhuroi dhe e përfundova përkthimin dhe komentimin e kësaj sureje.