38. Sad · ajete 44–49

سورة ص
44

وَخُذۡ بِيَدِكَ ضِغۡثٗا فَٱضۡرِب بِّهِۦ وَلَا تَحۡنَثۡۗ إِنَّا وَجَدۡنَٰهُ صَابِرٗاۚ نِّعۡمَ ٱلۡعَبۡدُ إِنَّهُۥٓ أَوَّابٞ

We hudh bijedike digthæn fadrib bihi we la tehneth ‘inna we xhednahu sabiræn ni’mel-’abdu ‘innehu ‘ewwabun

E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.

45

وَٱذۡكُرۡ عِبَٰدَنَآ إِبۡرَٰهِيمَ وَإِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَ أُوْلِي ٱلۡأَيۡدِي وَٱلۡأَبۡصَٰرِ

We edhkur ‘ibadena ‘ibrahime we ‘ishaka we ja’kube ‘ulil-’ejdi wel-’ebsari

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is'hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.

46

إِنَّآ أَخۡلَصۡنَٰهُم بِخَالِصَةٖ ذِكۡرَى ٱلدَّارِ

‘Inna ‘ehlesnahum bihalisetin dhikra ed-dari

Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.

47

وَإِنَّهُمۡ عِندَنَا لَمِنَ ٱلۡمُصۡطَفَيۡنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

We ‘innehum ‘indena leminel-mustefejnel-’ehjari

S'ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.

48

وَٱذۡكُرۡ إِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَذَا ٱلۡكِفۡلِۖ وَكُلّٞ مِّنَ ٱلۡأَخۡيَارِ

We edhkur ‘isma’ile wel-jese’a we dhal-kifli we kullun minel-’ehjari

Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.

49

هَٰذَا ذِكۡرٞۚ وَإِنَّ لِلۡمُتَّقِينَ لَحُسۡنَ مَـَٔابٖ

Hadha dhikrun we ‘inne lilmuttekine lehusne me’abin

Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.