38. Sad · ajete 58–72

سورة ص
58

وَءَاخَرُ مِن شَكۡلِهِۦٓ أَزۡوَٰجٌ

We ‘aharu min sheklihi ‘ezwaxhun

I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.

59

هَٰذَا فَوۡجٞ مُّقۡتَحِمٞ مَّعَكُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِهِمۡۚ إِنَّهُمۡ صَالُواْ ٱلنَّارِ

Hadha fewxhun muktehimun me’akum la merhebæn bihim ‘innehum salu en-nari

Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr".

60

قَالُواْ بَلۡ أَنتُمۡ لَا مَرۡحَبَۢا بِكُمۡۖ أَنتُمۡ قَدَّمۡتُمُوهُ لَنَاۖ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرَارُ

Kalu bel ‘entum la merhebæn bikum ‘entum kaddemtumuhu lena febi’sel-kararu

Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!

61

قَالُواْ رَبَّنَا مَن قَدَّمَ لَنَا هَٰذَا فَزِدۡهُ عَذَابٗا ضِعۡفٗا فِي ٱلنَّارِ

Kalu rebbena men kaddeme lena hadha fezid/hu ‘adhabæn di’fæn fi en-nari

O Zoti ynë, ata thonë: "Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!"

62

وَقَالُواْ مَا لَنَا لَا نَرَىٰ رِجَالٗا كُنَّا نَعُدُّهُم مِّنَ ٱلۡأَشۡرَارِ

We kalu ma lena la nera rixhalæn kunna na’udduhum minel-’eshrar

Dhe thonë: "Ç'ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve".

63

أَتَّخَذۡنَٰهُمۡ سِخۡرِيًّا أَمۡ زَاغَتۡ عَنۡهُمُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ

‘Attehadhnahum sihrijæn ‘em zagat ‘anhumul-’ebsaru

E që i kemi pas marrë ata në tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?

64

إِنَّ ذَٰلِكَ لَحَقّٞ تَخَاصُمُ أَهۡلِ ٱلنَّارِ

‘Inne dhalike lehekkun tehasumu ‘ehli en-nari

Kjo armiqësi ndërmjet banuesve të zjarrit është e vërtetë.

65

قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مُنذِرٞۖ وَمَا مِنۡ إِلَٰهٍ إِلَّا ٱللَّهُ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّارُ

Kul ‘innema ‘ena mundhirun we ma min ‘ilehin ‘illallahul-wahidul-kahharu

Thuaj: "Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit".

66

رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡغَفَّٰرُ

Rebbu es-semawati wel-’erdi we ma bejnehumal-’azizul-gaffaru

"Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka midis tyre, i Plotfuqishmi, Mëkatfalësi".

67

قُلۡ هُوَ نَبَؤٌاْ عَظِيمٌ

Kul huwe nebe’un ‘adhimun

Thuaj: "Ky (Kur'ani) është një kumtesë e madhe!"

68

أَنتُمۡ عَنۡهُ مُعۡرِضُونَ

‘Entum ‘anhu mu’ridune

Të cilës ju ia ktheni shpinën.

69

مَا كَانَ لِيَ مِنۡ عِلۡمِۭ بِٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰٓ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ

Ma kane lije min ‘ilmin bil-mele’il-’a’la ‘idh jehtesimune

Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për elitën e lartë (melaiket) kur ata bënë polemikë (rreth Ademit).

70

إِن يُوحَىٰٓ إِلَيَّ إِلَّآ أَنَّمَآ أَنَا۠ نَذِيرٞ مُّبِينٌ

‘In juha ‘ilejje ‘illa ‘ennema ‘ena nedhirun mubinun

Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!

71

إِذۡ قَالَ رَبُّكَ لِلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِنِّي خَٰلِقُۢ بَشَرٗا مِّن طِينٖ

‘Idh kale rebbuke lilmela’iketi ‘inni halikun besheræn min tinin

Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta,"

72

فَإِذَا سَوَّيۡتُهُۥ وَنَفَخۡتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُۥ سَٰجِدِينَ

Fe’idha sewwejtuhu we nefehtu fihi min ruhi feka’u lehu saxhidine

"dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".