39. Zumer · Ajeti 64 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 39:32–39:75
Allahu i merr shpirtrat, i merr nëpërmjet engjëllit dhe nëpërmjet engjëjve të caktuar për këtë detyrë, por vetëm me urdhërin e Tij. Pjesa lëndore e njeriut, të cilës i është bashkuar edhe shpirti quhet: "nefsun", e kur I thuhet Zoti e mer nefsin kur atij i vjen vdekja, është për qëllim, ndërprerja e bashkëpunimit të pjesës lëndore me atë shpirtërore dhe me atë rast pjesa lëndore është e vdekur, e shpirti nuk vdes. Edhe ai që është në gjumë I i përngjan te vdekurit, ngase shqisat e trupit nuk funksionojnë. Çdo gjë është në kompetencën e Zotit dhe shefat nuk mund të bëjë askush pa lejen e Tij: e, megjithatë, idhujtarët nuk donin të pranojnë se është vetëm një Zot, Allahu, por do ta kuptojnë gabimin dhe do ta jepnin i krejt botën sikur të ishte e tyre, e ta shpëtojnë veten prej atij gabimi kur u del e vërteta në shesh.
Shumë njerëz nuk janë mirënjohës ndaj të mirave të Zotit, e shpeshherë e harrojnë Zotin dhe krenohen me aftësinë e vet, e nuk e dinë se begatitë janë në duar të Tij.
Ajeti 53 në këtë sure, ndoshta është ajeti më shpresëdhënës në tërë Kur'anin, pse të gjithë njerëzit i thërret me emër përkëdhelës, duke u thënë: O robërit e Mi, e me këtë u hapën dyert që të pendohen dhe t'i kthehen besimit të drejtë, veprave të mira, të largohen prej besimit të kotë e punëve të këqia, të ndjekin mësimet e Kur'anit e të fitojnë mëshirën e Allahut. Pra, dera e pendimit nuk është e mbyllur.
E nëse edhe pas kësaj kumtese kaq të mëshirshme nga ana e të madhit Zot, nuk marrin rrugën e drejtë, le ta dinë se do të pendohen pse nuk qenë respektues të urdhërave të Zotit, do ta mjerojnë veten, do të kërkojnë të kthehen edhe njëherë në dynja e të besojnë dhe të bëjnë vepra të mira, por pas kohe dhe pa dobi.
A është mençuri të adhurohet ose të besohet diçka tjetër, pos Allahut që tërë tokën e ka në dorën e vet, tërë qiejt i ka në dorën e vet, pse Ai e urdhëron Israfilin t'i fryej Surit dhe çdo gjallesë bie e vdekur në vend, e kur e urdhëron t'i fryjë herën e dytë, të gjithë ringjallen, ngriten në këmbë dhe presin çka po urdhëron Zoti. Ajo tokë pas ringjalljes do të jetë e ndriçuar me drejtësinë e Zotit, aty sillen të gjithë pejgamberët dhe engjëjt që kanë shënuar veprat e njerëzve për t'i dëshmuar ato dhe çdokujt i jepet sipas veprave të bëra në dynja.
Atyre që nuk besuan u grahin për në xhehenem, dhe kur afrohen aty, zebanijet - roja e xhehenemit, ua përkujtojnë edhe njëherë gabimin, ashtu që ta kuptojnë se me fajin e vet po futen në zjarr.
Ndërsa ata që besuan dhe bënë vepra të mira, përcillen në grupe deri te xhenneti, por kur afrohen, shohin dyert e tij të hapura e hazenetul xhenneti - roja e xhennetit, u shpreh mirëseardhje, lumturi e shpëtim. Xhennetlinjtë i shprehin falënderim Zotit për atë shpërblim aq të madh.
Ajo ditë është ditë e madhe, ngase çdokush do të shpërblehet sipas besimit dhe veprimit. Gjykatës është Zoti, që nuk i bën padrejtë askujt, por vetëm mëshiron. Atë ditë engjëjt më të lartë janë të rreshtuar rreth e rreth Arshit, me vëmendje përcjellin gjykimin, e madhërojnë dhe e falënderojnë Fuqiplotin dhe kur merr fund gjykimi, njerëzit e edhe engjëjt i shprehin edhe njëherë Zotit të madhëruar falënderim!
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "Ez Zumeru". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 39:62–39:66
Allahu i Lartësuar na bën me dije se Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Ai është Zoti i gjitha gjërave, Pronari dhe Sunduesi i tyre, Administruesi dhe Rregulluesi i çdo çështjeje në këtë gjithësi. Çdo gjë është nën kujdesin e Tij, e nënshtruar ndaj pushtetit dhe sundimit të Tij: - “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i gjithçkaje. ” - Në do - rën e Tij janë thesaret, depot e qiejve dhe të tokës. Frerët e çdo çështjeje janë në duart e Tij. Të shumta janë begatitë dhe mirësitë që vijnë prej Tij. Allahut i takon mbretërimi, sundimi, pronësia e çdo gjëje dhe vetëm
Atij i takon lavdërimi. Ai është i plotpu - shtetshëm për gjithçka: - “Vetëm tek Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argu - mentet e Allahut - ata janë të humburit.” - Ata të cilët mohojnë argumentet dhe faktet e pacënueshme që Zoti sjell, pikërisht ata janë të dështuarit. - “Thuaj: “O ju të paditur! Mos vallë, po më ftoni të adhuroj dikë tjetër, veç Allahut?” Ty, si dhe atyre para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humb urve.” - Në lidhje me shkakun e zbritjes së këtij ajeti, Ibn Ebu Hatim sjellin rrëfimin prej Ibn Abasit, se idhujtarët, për shkak të injorancës së tyre të thellë, e ftuan Profetin e Allahut që ai të adhuronte idhujt e tyre, dhe më pas ata të adhuronin Zotin e Tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre.” [En’am 88]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: “Ji i sinqertë, i përkushtuar në adhurimin e Allahut si një të vetëm dhe pa shok, ti dhe të gjithë ata që të pasojnë ty dhe që të besojnë si përcjellës i Shpalljes së Zotit.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 39:64–39:66
- Thuaj: “O ju të paditur! Mos vallë po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” - Thuaju, o i Dërguar, këtyre injorantëve, të cilët të ftojnë që të adhurosh dikë tjetër veç Allahut: “O ju të paditur! Mos, vallë, po më urdhëroni të adhuroj dikë tjetër veç Allahut?” Pra, thuaju atyre këto fjalë, duke i bërë të kuptojnë se kjo ftesë që po të bëjnë është produkt i injorancës së tyre. Nëse do ta dinin se Allahu është i Plotë dhe Absolut në çdo drejtim dhe se Ai është i vetmi Dhurues i të gjitha mirësive, do ta kuptonin se Ai është i vetmi që meriton të gjitha adhurimet. Çdo gjë tjetër është e mangët, e dobët dhe nevojtare në çdo aspekt. Ata nuk mund të sjellin as dëm as dobi. Atëherë, si mund të propozojnë për të rënë në një injorancë dhe krim të tillë? - Ty, dhe atyre (që u dërguan) para teje, të është shpallur se: “Nëse do t'i bëje shok Allahut, veprat e tua do të asgjësoheshin dhe ti do të ishe prej të humburve. - Shirku i asgjëson të gjitha punët. Ai shkatërron gjendjen e njeriut, dhe ky mesazh u është dhënë të gjithë profetëve të Zotit. Në suren En'am, pasi përmend një
numër profetësh, Allahu i Madhëruar thotë: "Ky është udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robtë e Tij. Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre." [En'am 88]. Dhe nëse të asgjësohen të gjitha veprat, atëherë "do të jesh prej të humburve." Pra, nga ata që shkatërrojnë fenë dhe ahiretin e tyre. Me shirk shkatërrohen punët dhe bëhet i meritueshëm ndëshkimi i përjetshëm dhe zemërimi i Zotit. - Prandaj, vetëm Allahun adhuroje dhe ji mirënjohës!” - Duke qenë se injorantët ftojnë në shirk dhe Allahu i Madhëruar na tregon për shëmtinë dhe dënimin e madh të tij, Ai e urdhëron Profetin e Tij të dashur për sinqeritet, duke thënë: "Prandaj, vetëm Allahun adhuroje! Bëhu i sinqertë në adhurimet që i përkushton Allahut si një i vetëm e i pashoq.” Pastaj jep një porosi tjetër të rëndësishme: "...ji mirënjohës!" Bëhu mirënjohës për Allahun, sepse është Ai që ta bëri mbarë për të besuar me sinqeritet. Ashtu siç duhet ta falënderosh Allahun e Madhëruar për mirësitë e kësaj dynjaje, si shëndeti trupor e mendor, pasuria etj., po kështu duhet t'i shprehësh mirënjohjen dhe ta përlëvdosh pa pushim për mirësitë fetare dhe të besimit. Në fakt, vetëm mirësitë e besimit janë reale dhe të vërteta. Nëse mediton se ato vijnë prej Allahut dhe përpiqesh të tregosh mirënjohjen ndaj Tij për ato, kjo të shëron dhe të ruan nga sëmundja e vetëkënaqësisë dhe vetëpëlqimit, që i trazon shpirtrat e shumë njerëzve aktivë. Kjo ndodh për shkak të injorancës së tyre. Nëse njeriu arrin të kuptojë realitetin e gjendjes së tij, kurrë nuk do të lëvdohej dhe vetëkënaqej me ndonjë mirësi që i është dhënë e që, në fakt, e ngarkon që ai të jetë edhe më shumë mirënjohës për të.