4. Nisa · Ajeti 12

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
12

۞ وَلَكُمۡ نِصۡفُ مَا تَرَكَ أَزۡوَٰجُكُمۡ إِن لَّمۡ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٞۚ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٞ فَلَكُمُ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكۡنَۚ مِنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ يُوصِينَ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٖۚ وَلَهُنَّ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكۡتُمۡ إِن لَّمۡ يَكُن لَّكُمۡ وَلَدٞۚ فَإِن كَانَ لَكُمۡ وَلَدٞ فَلَهُنَّ ٱلثُّمُنُ مِمَّا تَرَكۡتُمۚ مِّنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ تُوصُونَ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٖۗ وَإِن كَانَ رَجُلٞ يُورَثُ كَلَٰلَةً أَوِ ٱمۡرَأَةٞ وَلَهُۥٓ أَخٌ أَوۡ أُخۡتٞ فَلِكُلِّ وَٰحِدٖ مِّنۡهُمَا ٱلسُّدُسُۚ فَإِن كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمۡ شُرَكَآءُ فِي ٱلثُّلُثِۚ مِنۢ بَعۡدِ وَصِيَّةٖ يُوصَىٰ بِهَآ أَوۡ دَيۡنٍ غَيۡرَ مُضَآرّٖۚ وَصِيَّةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٞ

Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit që keni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndonjë i largët (pse s'ka as prindër as fëmijë) po ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse se janë më shumë (se një vëlla ose se një motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahut. All-llahu është i gjithëdijshëm, jo i ngutshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njeriu është i obliguar ta ruajë veten dhe familjen e vet prej atyre punëve, që janë të dëmshme dhe që janë shkak i dënimit me zjarr. Zjarri i xhehenemit është shumë më i fortë, se ky i dynjasë, madje zebanijët, roja e tij është shumë e ashpër edhe e pamëshirë. Arsyetimi në atë botë nuk merret parasysh. Pendimi i sinqertë është: largimi prej asaj pune të keqe, keqardhja për punën e bërë të keqe dhe vendosmëria për të mos e përsëritur atë. Një grua e Nuhut, si dhe ajo e Lutit nuk ishin besimtare. Edhe pse qenë gra të pejgamberëve kjo nuk do t’iu bëjë kurrfarë dobie; ato do të jenë në xhehenem, sepse asnjë lidhje tjetër, pos besimit, nuk do të merret parasysh. Gruaja e faraonit, Asija, edhe pse ishte nën faraonin arrogant ajo do të jetë e shpëtuar në xhenet, ashtu si Merjemja e ndershme. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Tahrim. I lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!