4. Nisa · ajete 129–134

سورة النساء
129

وَلَن تَسۡتَطِيعُوٓاْ أَن تَعۡدِلُواْ بَيۡنَ ٱلنِّسَآءِ وَلَوۡ حَرَصۡتُمۡۖ فَلَا تَمِيلُواْ كُلَّ ٱلۡمَيۡلِ فَتَذَرُوهَا كَٱلۡمُعَلَّقَةِۚ وَإِن تُصۡلِحُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

We len testeti’u ‘en ta’dilu bejne en-nisa’ we lew herestum fela temilu kullel-mejli fetedheruha kalmu’allekati we ‘in tuslihu we tetteku fe’innall-llahe kane gafuræn Rehimæn

Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.

130

وَإِن يَتَفَرَّقَا يُغۡنِ ٱللَّهُ كُلّٗا مِّن سَعَتِهِۦۚ وَكَانَ ٱللَّهُ وَٰسِعًا حَكِيمٗا

We ‘in jeteferreka jugni Ellahu kulla min se’atihi we kanel-lahu wasi’æn hekimæn

Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.

131

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَلَقَدۡ وَصَّيۡنَا ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَإِيَّاكُمۡ أَنِ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ وَإِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدٗا

We lillehi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we lekad wessejnal-ledhine ‘utul-kitabe min kablikum we ‘ijakum ‘eni etteku Ellahe we ‘in tekfuru fe’inne lillahi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we kanel-lahu ganijæn hemidæn

Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.

132

وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا

We lillehi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we kefa billahi we kilæn

Të All-llahut janë gjithë ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.

133

إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأۡتِ بِـَٔاخَرِينَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرٗا

‘In jeshe’ judh/hibkum ‘ejjuha en-nasu we je’ti bi’aharine we kanel-lahu ‘ala dhalike kadiræn

Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.

134

مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا

Men kane juridu thewabe ed-dunja fa’indel-lahi thewabu ed-dunja wel-’ahireti we kanel-lahu semi’æn besiræn

Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Arabët injorantë nuk iu jepnin grave jetime ose të veja atë që u takonte nga trashëgimia ose nga niqahu. Donin të martoheshin me to për t’iu marrë pasurinë e tyre. Të miturve nuk iu njihnin të drejtë në trashëgim. Ky ajet ka lidhje me ajetin tre në fillim të kaptinës. Megjithëse drejtësia mes grave është e vështirë burri është i obliguar të mbajë drejtësinë praktike, duke mos anuar ndaj njërës e as duke lënë tjetrën si të pazot. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka dy gra dhe praktikisht anon nga njëra, do të dalë në Ditën e Gjykimit gjysmak”.