4. Nisa · ajete 133–134

سورة النساء
133

إِن يَشَأۡ يُذۡهِبۡكُمۡ أَيُّهَا ٱلنَّاسُ وَيَأۡتِ بِـَٔاخَرِينَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ ذَٰلِكَ قَدِيرٗا

‘In jeshe’ judh/hibkum ‘ejjuha en-nasu we je’ti bi’aharine we kanel-lahu ‘ala dhalike kadiræn

Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.

134

مَّن كَانَ يُرِيدُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ ثَوَابُ ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا

Men kane juridu thewabe ed-dunja fa’indel-lahi thewabu ed-dunja wel-’ahireti we kanel-lahu semi’æn besiræn

Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Arabët injorantë nuk iu jepnin grave jetime ose të veja atë që u takonte nga trashëgimia ose nga niqahu. Donin të martoheshin me to për t’iu marrë pasurinë e tyre. Të miturve nuk iu njihnin të drejtë në trashëgim. Ky ajet ka lidhje me ajetin tre në fillim të kaptinës. Megjithëse drejtësia mes grave është e vështirë burri është i obliguar të mbajë drejtësinë praktike, duke mos anuar ndaj njërës e as duke lënë tjetrën si të pazot. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka dy gra dhe praktikisht anon nga njëra, do të dalë në Ditën e Gjykimit gjysmak”.