Men kane juridu thewabe ed-dunja fa’indel-lahi thewabu ed-dunja wel-’ahireti we kanel-lahu semi’æn besiræn
Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Arabët injorantë nuk iu jepnin grave jetime ose të veja atë që u takonte nga trashëgimia ose nga niqahu. Donin të martoheshin me to për t’iu marrë pasurinë e tyre. Të miturve nuk iu njihnin të drejtë në trashëgim. Ky ajet ka lidhje me ajetin tre në fillim të kaptinës. Megjithëse drejtësia mes grave është e vështirë burri është i obliguar të mbajë drejtësinë praktike, duke mos anuar ndaj njërës e as duke lënë tjetrën si të pazot. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka dy gra dhe praktikisht anon nga njëra, do të dalë në Ditën e Gjykimit gjysmak”.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu kunu kawwamine bil-kisti shuheda’e lillahi we lew ‘ala ‘enfusikum ‘ewil-walidejni wel-’ekrebine ‘in jekun ganijæn ‘ew fekiræn fe-ellahu ‘ewla bihima fela tettebi’ul-hewa ‘en ta’dilu we ‘in telwu ‘ew tu’ridu fe’innall-llahe kane bima ta’melune habiræn
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç'ka punoni.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.