4. Nisa · ajete 140–144

سورة النساء
140

وَقَدۡ نَزَّلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أَنۡ إِذَا سَمِعۡتُمۡ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ يُكۡفَرُ بِهَا وَيُسۡتَهۡزَأُ بِهَا فَلَا تَقۡعُدُواْ مَعَهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦٓ إِنَّكُمۡ إِذٗا مِّثۡلُهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ جَامِعُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡكَٰفِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا

We kad nezzele ‘alejkum fil-kitabi ‘en ‘idha semi’tum ‘ajati Ellahi jukferu biha we justehze’u biha fela tek’udu me’ahum hetta jehudu fi hedithin gajrihi ‘innekum ‘idhæn mithluhum ‘innall-llahe xhami’ul-munafikine wel-kafirine fi xhehenneme xhemi’æn

Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.

141

ٱلَّذِينَ يَتَرَبَّصُونَ بِكُمۡ فَإِن كَانَ لَكُمۡ فَتۡحٞ مِّنَ ٱللَّهِ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَكُن مَّعَكُمۡ وَإِن كَانَ لِلۡكَٰفِرِينَ نَصِيبٞ قَالُوٓاْ أَلَمۡ نَسۡتَحۡوِذۡ عَلَيۡكُمۡ وَنَمۡنَعۡكُم مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ فَٱللَّهُ يَحۡكُمُ بَيۡنَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۚ وَلَن يَجۡعَلَ ٱللَّهُ لِلۡكَٰفِرِينَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ سَبِيلًا

el-Ledhine jeterebbesune bikum fe’in kane lekum fethun minel-lahi kalu ‘elem nekun me’akum we ‘in kane lilkafirine nesibun kalu ‘elem nestehwidh ‘alejkum we nemna’kum minel-mu’uminine fe-ellahu jehkumu bejnekum jewmel-kijameti we len jexh’alel-lahu lilkafirine ‘alel-mu’uminine sebilæn

"Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!" All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dëshmitari është i obliguar patjetër ta thotë të vërtetën. Nuk duhet të anojë në favor të pasanikut pse është i pasur, e as ta mëshirojë të varfërin, pse kujdesin ndaj tyre e mban Zoti. Dëshmitari nuk duhet të frymëzohet nga ndonjë motiv miqësie, frike apo mëshire e të dëshmojë rrejshëm. Munafikët paraqiteshin ndonjëherë si besimtarë, e pastaj ktheheshin në idhujtari dhe si të tillë mbetën në errësirë të përjetshme. Sipas ajetit 68 të kaptinës “En’am”, besimtarëve në Mekë iu ndalohej të rrinin me idhujtarë, të cilët talleshin me Kuranin, që i njihej Muhamedit a.s., e me këtë ajet iu ndalohet edhe muslimanëve në Medinë të rrinin me jehudi e me munafikë, të cilët bënin të njëjtën gjë.
142

إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ يُخَٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَهُوَ خَٰدِعُهُمۡ وَإِذَا قَامُوٓاْ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ قَامُواْ كُسَالَىٰ يُرَآءُونَ ٱلنَّاسَ وَلَا يَذۡكُرُونَ ٱللَّهَ إِلَّا قَلِيلٗا

‘Innel-munafikine juhadi’unel-lahe we huwe hadi’uhum we ‘idha kamu ‘ila es-selæti kamu kusala jura’une en-nase we la jedhkurunel-lahe ‘illa kalilæn

Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.

143

مُّذَبۡذَبِينَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ لَآ إِلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِ وَلَآ إِلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِۚ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلٗا

Mudhebdhebine bejne dhalike la ‘ila ha’uula’ we la ‘ila ha’uula’ we men judlili Ellahu felen texhide lehu sebilæn

Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.

144

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ ٱلۡكَٰفِرِينَ أَوۡلِيَآءَ مِن دُونِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ عَلَيۡكُمۡ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينًا

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tettehidhul-kafirine ‘ewlija’e min dunil-mu’uminine ‘eturidune ‘en texh’alu lillahi ‘alejkum sultanæn mubinæn

O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!