4. Nisa · ajete 145–148

سورة النساء
145

إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِي ٱلدَّرۡكِ ٱلۡأَسۡفَلِ مِنَ ٱلنَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمۡ نَصِيرًا

‘Innel-munafikine fi ed-derkil-’esfeli mine en-nari we len texhide lehum nesiræn

S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,

146

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ وَأَصۡلَحُواْ وَٱعۡتَصَمُواْ بِٱللَّهِ وَأَخۡلَصُواْ دِينَهُمۡ لِلَّهِ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَۖ وَسَوۡفَ يُؤۡتِ ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَجۡرًا عَظِيمٗا

‘Illal-ledhine tabu we ‘eslehu we a’tesemu billahi we ‘ehlesu dinehum lillahi fe’ula’ike me’al-mu’uminine we sewfe ju’uti Ellahul-mu’uminine ‘exhræn ‘adhimæn

Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.

147

مَّا يَفۡعَلُ ٱللَّهُ بِعَذَابِكُمۡ إِن شَكَرۡتُمۡ وَءَامَنتُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمٗا

Ma jef’alu Ellahu bi’adhabikum ‘in shekertum we ‘amentum we kanel-lahu shakiræn ‘alimæn

Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë ajet fjala është për munafikët - hipokritë në fe, për njerëz që e publikonin besimin sa për sy e faqe e nuk janë besimtarë të vërtetë. Njeriu duhet të ruhet prej formaliteteve, sepse ato janë shenjat e munafikëve, edhe pse nuk e arrijnë atë nivel të hipokrizisë. Pra nuk duhet të jemi përtacë e të falemi vetëm kur jemi në publik. Sipas interpretuesve të Kuranit, zjarri është shtatë shtresash, e që janë: e para Xhehenem, pastaj Ledhdha, El Hutametu, Es Seir, Sekar, Xhehim dhe më e poshtmja El Havijetu. Ruana Zot prej dënimit! Ndërsa shprehja “zjarr” i përfshin të gjitha, ndonjëherë emërohen të gjitha me shtresën e parë - xhehenem. kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
148

۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلۡجَهۡرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ إِلَّا مَن ظُلِمَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا

La juhibbu Ellahul-xhehre bis-su’i minel-kawli ‘illa men dhulime we kanel-lahu semi’æn ‘alimæn

All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.