4. Nisa · ajete 147–148

سورة النساء
147

مَّا يَفۡعَلُ ٱللَّهُ بِعَذَابِكُمۡ إِن شَكَرۡتُمۡ وَءَامَنتُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ شَاكِرًا عَلِيمٗا

Ma jef’alu Ellahu bi’adhabikum ‘in shekertum we ‘amentum we kanel-lahu shakiræn ‘alimæn

Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë ajet fjala është për munafikët - hipokritë në fe, për njerëz që e publikonin besimin sa për sy e faqe e nuk janë besimtarë të vërtetë. Njeriu duhet të ruhet prej formaliteteve, sepse ato janë shenjat e munafikëve, edhe pse nuk e arrijnë atë nivel të hipokrizisë. Pra nuk duhet të jemi përtacë e të falemi vetëm kur jemi në publik. Sipas interpretuesve të Kuranit, zjarri është shtatë shtresash, e që janë: e para Xhehenem, pastaj Ledhdha, El Hutametu, Es Seir, Sekar, Xhehim dhe më e poshtmja El Havijetu. Ruana Zot prej dënimit! Ndërsa shprehja “zjarr” i përfshin të gjitha, ndonjëherë emërohen të gjitha me shtresën e parë - xhehenem. kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
148

۞ لَّا يُحِبُّ ٱللَّهُ ٱلۡجَهۡرَ بِٱلسُّوٓءِ مِنَ ٱلۡقَوۡلِ إِلَّا مَن ظُلِمَۚ وَكَانَ ٱللَّهُ سَمِيعًا عَلِيمًا

La juhibbu Ellahul-xhehre bis-su’i minel-kawli ‘illa men dhulime we kanel-lahu semi’æn ‘alimæn

All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.