Ma jef’alu Ellahu bi’adhabikum ‘in shekertum we ‘amentum we kanel-lahu shakiræn ‘alimæn
Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë ajet fjala është për munafikët - hipokritë në fe, për njerëz që e publikonin besimin sa për sy e faqe e nuk janë besimtarë të vërtetë. Njeriu duhet të ruhet prej formaliteteve, sepse ato janë shenjat e munafikëve, edhe pse nuk e arrijnë atë nivel të hipokrizisë. Pra nuk duhet të jemi përtacë e të falemi vetëm kur jemi në publik. Sipas interpretuesve të Kuranit, zjarri është shtatë shtresash, e që janë: e para Xhehenem, pastaj Ledhdha, El Hutametu, Es Seir, Sekar, Xhehim dhe më e poshtmja El Havijetu. Ruana Zot prej dënimit! Ndërsa shprehja “zjarr” i përfshin të gjitha, ndonjëherë emërohen të gjitha me shtresën e parë - xhehenem. kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
‘Innel-ledhine jekfurune billahi we rusulihi we juridune ‘en juferriku bejnel-lahi we rusulihi we jekulune nu’uminu biba’din we nekfuru biba’din we juridune ‘en jettehidhu bejne dhalike sebilæn
"S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë" e mes këtij duam të marrin një rrugë.
Wel-ledhine ‘amenu billahi we rusulihi we lem juferriku bejne ‘ehedin minhum ‘ula’ike sewfe ju’utihim ‘uxhurehum we kanel-lahu gafuræn Rehimæn
E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t'u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
Jes’eluke ‘ehlul-kitabi ‘en tunezzile ‘alejhim kitabæn mine es-sema’i fekad se’elu musa ‘ekbere min dhalike fekalu ‘erina Ellahe xhehreten fe’ehadhet/humu es-sa’ikatu bidhulmihim thumme ettehadhul-’ixhle min ba’di ma xha’et/humul-bejjinatu fe’afewna ‘an dhalike we ‘atejna musa sultanæn mubinæn
"Ithtarët e librit (jehuditë) kërkojnë prej teje t'u sjellësh një libër (komplet) nga qielli. Po ata patën kërkuar prej Musait edhe më tepër e i patën thënë: "Dëftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e për shkak të mizorisë së tyre i kapi rrufeja. Mandej edhe pasi që iu patën shfaqur atyre mrekulli të qarta, ata adhuruan viçin. Ne u patëm falur atë, e Musait i dhamë argumente të forta.
We refa’na fewkahumut-ture bimithakihim we kulna lehum edhulul-babe suxhxhedæn we kulna lehumu la ta’du fi es-sebti we ‘ehadhna minhum mithakæn galidhæn
"Ne ngritëm mbi ta (bregun) Tur'in pse ishin zotuar (ta pranojnë Tevratin), u patëm thënë: "Hyni në derë (të bejtul mukaddesit) të përulur, dhe u patëm thënë: "Mos e thyeni të shtunën" (mos gjuani peshk). Ashtu Ne patëm marrë prej tyre besë të fortë.
Febima nekdihim mithakahum we kufrihim bi’ajati Ellahi we katlihimul-’enbija’e bigajri hekkin we kawlihim kulubuna gulfun bel tebe’allahu ‘alejha bikufrihim fela ju’uminune ‘illa kalilæn
Dhe për shkak të thyerjes së besës së dhënë, të mohimit të ajeteve (shpalljes) të All-llahut, të mbytjes së pejgamberëve pa kurrfarë të drejtë dhe thënies së tyre: "Zemrat tona janë të mbuluara" (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre All-llahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.