Fe’emmal-ledhine ‘amenu billahi we a’tesemu bihi fesejudhiluhum fi rehmetin minhu we fedlin we jehdihim ‘ilejhi siratæn mustekimæn
Ata që i besuan All-llahut dhe iu përmbajtën Atij (librit të Tij), Ai do t'i fusë në mëshirën (xhennetin) e Tij dhe do t'i gradojë e do t'i udhëzojë për në rrugë të drejtë.
Kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: "All-llahu ju përgjigjet në çështjen e "kelale-s" (ai që nuk ka prindër as fëmijë që e trashigojnë). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllau) trashëgon tërë atë (që le motra) nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se ato janë dy (motra që trashëgojnë), atyre dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe të përzier burra dhe gra, atëherë mashkullit i takon hise dy fish më shumë se sa femrës. All-llahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. All-llahu di për çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kjo pjesë e Kuranit i hedh poshtë të gjitha trillimet e jehudive dhe të krishterëve. Ne të vërtetë jehuditë shpifnin për Merjemen, kinse ajo e lindi Isain pa kurorë dhe ai, si fëmijë i tillë, nuk e meriton të jetë pejgamber. Zoti e vërteton, se Isai është i krijuar me fjalën e Tij “Bëhu!”; është shpirt i dërguar prej Zotit, pra është i pastër nga shpifjet e jehudive. Isai ju thotë të krishterëve; është fëmijë i lindur me urdhrin e Zotit, është pejgamber, por është njeri, nuk është Zot, as bir i Zotit. Nuk janë tre zota: Allahu, Isai Merjemja, e as nuk është Zot i përbërë prej: atit, birit dhe shpirtit të shenjtë. Nuk ka gradë më të lartë, se të jesh rob i Zotit. Këtë e di Isai, e dinë edhe engjëjt, që janë më afër Zotit, prandaj Isait i vjen keq pse dikush thotë për të, se është bir i Zotit, iu vjen shumë keq edhe engjëjve, pse dikush ka thënë, se janë bijat e Zotit. Zoti i Plotfuqishëm do t’i tubojë pas ringjalljes, që të gjithë pranë Vetes dhe do të pyesë për atë që nuk donin të ishin robër të Tij. Me ndihmën e Zotit e përfunduam përkthimin e kësaj kaptine. Falënderoj Allahun e Madhëruar! është në ihram, testamenti në prag të vdekjes etj. Përveç këtyre përmes kësaj kaptine njihemi edhe me disa tregime për të marrë mësim e përvojë prej tyre, siç është: rrëfimi për Beni Israilët dhe për Musain a.s., madje duke aluduar për ballafaqimin e fuqisë së hajrit e të sherrit, na parashtron edhe ngjarjen rreth bijve të Ademit dhe me në fund edhe mbi tryezën (sofrën) e zbritur besimtarëve të Isait, e cila ishte një mrekulli, që vërtetonte misionin e tij si pejgamber, por ajo ishte vepër e Zotit, e jo e Isait. Kaptina përfundon me një rrëfim të tmerrshëm kur në Ditën e Tubimit pas ringjalljes, do të thirret Isai pranë të gjithë të tubuarve dhe Zoti i Madhëruar do ta marrë në pyetje, për shkak se disa i besuan si zot, pos Allahut. Sigurisht me këtë ka si qëllim demaskimin për rrugën e gabuar të atyre, që shpifën pa ditur për Isain, si zot ose bir i tij. Quhet kaptina e tryezës (suretul Maideti), sepse është ngjarja më e çudit - shme, që përmendet në këtë kaptinë. Fjala është për një sofër të begatshme, e cila u zbret besimtarëve të Isait në shenjë vërtetimi për Isain, se është i dërguar i Zotit xh. sh..
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.