4. Nisa · ajete 18–22

سورة النساء
18

وَلَيۡسَتِ ٱلتَّوۡبَةُ لِلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ إِنِّي تُبۡتُ ٱلۡـَٰٔنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمۡ كُفَّارٌۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا

We lejsetit-tewbetu lilledhine ja’melune es-sejji’ati hetta ‘idha hedere ‘ehedehumul-mewtu kale ‘inni tubtul-’ane we lal-ledhine jemutune we hum kuffarun ‘ula’ike ‘a’tedna lehum ‘adhabæn ‘elimæn

Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.

19

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَحِلُّ لَكُمۡ أَن تَرِثُواْ ٱلنِّسَآءَ كَرۡهٗاۖ وَلَا تَعۡضُلُوهُنَّ لِتَذۡهَبُواْ بِبَعۡضِ مَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ فَإِن كَرِهۡتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكۡرَهُواْ شَيۡـٔٗا وَيَجۡعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيۡرٗا كَثِيرٗا

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la jehillu lekum ‘en terithu en-nisa’ kerhæn we la ta’duluhunne litedh/hebu biba’di ma ‘atejtumuhunne ‘illa ‘en je’tine bifahishetin mubejjinetin we ‘ashiruhunne bil-ma’rufi fe’in kerihtumuhunne fe’asa ‘en tekrehu shej’æn we jexh’alel-lahu fihi hajræn kethiræn

O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.

20

وَإِنۡ أَرَدتُّمُ ٱسۡتِبۡدَالَ زَوۡجٖ مَّكَانَ زَوۡجٖ وَءَاتَيۡتُمۡ إِحۡدَىٰهُنَّ قِنطَارٗا فَلَا تَأۡخُذُواْ مِنۡهُ شَيۡـًٔاۚ أَتَأۡخُذُونَهُۥ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا

We ‘in ‘eredtumu estibdale zewxhin mekane zewxhin we ‘atejtum ‘ihdahunne kintaræn fela te’hudhu minhu shej’æn ‘ete’hudhunehu buhtanæn we ‘ithmæn mubinæn

Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuares) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore?

21

وَكَيۡفَ تَأۡخُذُونَهُۥ وَقَدۡ أَفۡضَىٰ بَعۡضُكُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ وَأَخَذۡنَ مِنكُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا

We kejfe te’hudhunehu we kad ‘efda ba’dukum ‘ila ba’din we ‘ehadhne minkum mithakæn galidhæn

Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi pasuan porositë për mirësjellje ndaj gruas, për të drejtën e tyre në niqah dhe në trashëgim me meshkuj, përmendet edhe masa ndëshkuese, nëse ato nuk janë të vetëdijshme për ruajtjen e nderit. Kjo masë ndëshkuese në këtë ajet, ka funksionuar deri sa është shpallur ajeti tjetër në kaptinën: “En Nur”, sipas të cilit përcaktohet masa e dënimit. Pendim i pranueshëm është ai që bëhet menjëherë pas punës së keqe të kryer me padije, por nëse vazhdohet puna e keqe me qëllim, që pendimi të bëhet pak para vdekjes, ai pendim nuk pranohet, sepse një person i tillë nuk ka mundësi më në atë kohë të bëjë mëkat, e as të largohet prej tij, madje ai pendim nuk shpreh ndonjë përmirësim në zemër apo në jetë derisa është në prag të vdekjes. Para Islamit gruaja trashëgohej sikurse pasuria e të vdekurit; mund të martohej vetë me të, ta martojë për tjetrin, ose ta pengojë nga martesa në tërësi. Madje i shtrëngonin për t’ua marrë atë që u kishin dhënë. Kurani ndalon atë traditë në tërësi, e edhe gruas së lëshuar nuk lejon t’i ndërhyhet në atë mehër, që i është dhënë. suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (në një kurorë) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.
22

وَلَا تَنكِحُواْ مَا نَكَحَ ءَابَآؤُكُم مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَۚ إِنَّهُۥ كَانَ فَٰحِشَةٗ وَمَقۡتٗا وَسَآءَ سَبِيلًا

We la tenkihu ma nekehe ‘aba’uukum mine en-nisa’ ‘illa ma kad selefe ‘innehu kane fahisheten we mektæn we sa’e sebilæn

Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.