We ‘atul-jetama ‘emwalehum we la tetebeddelul-habithe bit-tejjibi we la te’kulu ‘emwalehum ‘ila ‘emwalikum ‘innehu kane hubæn kebiræn
Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh.
We ‘in hiftum ‘ella tuksitu fil-jetama fankihu ma tabe lekum mine en-nisa’ methna we thulathe we ruba’a fe’in hiftum ‘ella ta’dilu fewahideten ‘ew ma meleket ‘ejmanukum dhalike ‘edna ‘ella ta’ulu
Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.
Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë.
We ebtelul-jetama hetta ‘idha belegu en-nikahe fe’in ‘anestum minhum rushdæn fadfa’u ‘ilejhim ‘emwalehum we la te’kuluha ‘israfæn we bidaræn ‘en jekberu we men kane ganijæn feljesta’fif we men kane fekiræn felje’kul bil-ma’rufi fe’idha defa’tum ‘ilejhim ‘emwalehum fe’esh/hidu ‘alejhim we kefa billahi hesibæn
Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti Fuqiplotë i krijoi njerëzit prej një baze, prej Ademit, dhe prej të njëjtës bazë e krijoi palën e tij shoqen, Havanë. Që Zoti është i vetmi Krijues, vërtetohet edhe nga vetë përbetimi i njerëzve ndaj njëritjetrit, pse kur e lut tjetrin për diçka i thua: për Zotin, të betohem në Zotin etj.. Madje askush nga njerëzit nuk thotë, se unë e krijova vetë veten. Disa njerëz martoheshin me jetimet, që i kishin nën kujdesin e tyre për t'iu ikur shpenzimeve të niqahit dhe për të mos nxjerrë mallin e tyre prej shtëpisë së tyre. Kurani urdhëron, ose të ndjekin drejtësinë ndaj jetimeve, ose të martohen me gra të tjera, madje deri me katër, por në raste të tilla
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.