4. Nisa · Ajeti 21

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
21

وَكَيۡفَ تَأۡخُذُونَهُۥ وَقَدۡ أَفۡضَىٰ بَعۡضُكُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ وَأَخَذۡنَ مِنكُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا

Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi pasuan porositë për mirësjellje ndaj gruas, për të drejtën e tyre në niqah dhe në trashëgim me meshkuj, përmendet edhe masa ndëshkuese, nëse ato nuk janë të vetëdijshme për ruajtjen e nderit. Kjo masë ndëshkuese në këtë ajet, ka funksionuar deri sa është shpallur ajeti tjetër në kaptinën: “En Nur”, sipas të cilit përcaktohet masa e dënimit. Pendim i pranueshëm është ai që bëhet menjëherë pas punës së keqe të kryer me padije, por nëse vazhdohet puna e keqe me qëllim, që pendimi të bëhet pak para vdekjes, ai pendim nuk pranohet, sepse një person i tillë nuk ka mundësi më në atë kohë të bëjë mëkat, e as të largohet prej tij, madje ai pendim nuk shpreh ndonjë përmirësim në zemër apo në jetë derisa është në prag të vdekjes. Para Islamit gruaja trashëgohej sikurse pasuria e të vdekurit; mund të martohej vetë me të, ta martojë për tjetrin, ose ta pengojë nga martesa në tërësi. Madje i shtrëngonin për t’ua marrë atë që u kishin dhënë. Kurani ndalon atë traditë në tërësi, e edhe gruas së lëshuar nuk lejon t’i ndërhyhet në atë mehër, që i është dhënë. suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (në një kurorë) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, Allahu është Shumëfalës dhe Mëshirues i madh.