4. Nisa · Ajeti 26

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
26

يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمۡ وَيَهۡدِيَكُمۡ سُنَنَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَيَتُوبَ عَلَيۡكُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ

All-llahu dëshiron t'ju sqarojë çështjet e t'ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t'ju pranojë pendimin. All-llahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dita e Kijametit quhet edhe gashije, mbulim, kaplim, sepse e keqja e asaj dite përfshin të gjitha krijesat. Në atë ditë do të ketë fytyra të zbehta e të shëmtuara, sepse kanë punuar punë të këqija, janë munduar e lodhur dhe ato punë janë shkak që t’i fusin në xhehenem, në zjarr me temperaturë të lartë, ku nuk kanë çfarë të pijnë tjetër, vetëm se ujë shumë të valë dhe ushqim të keq. Përmendet një bimë me ferra, që nuk e ha tjetërkush përveç devesë, madje vetëm sa është e njomë. Ky lloj ushqimi, as nuk jep fuqi, e as nuk ngop. Në anën tjetër, atë ditë ka fytyra të shkëlqyera, sepse janë të kënaqura me veprat e mira që kanë bërë, e tashti janë shpërblyer me xhenet. “Ekvab” nënkuptojnë enët si gota pa vegë (e këtu përdorëm termin “gastare”). Zoti xh. sh. thërret njerëzit të shikojnë me vëmendje dhe në mënyrë serioze krijimin e devesë, e cila është specifike edhe për diturinë e sotme; le të shikojnë qiellin, si është ngritur si kulm, por pa shtylla, tokën e përshtatur për jetë, kodrat e vendosura si shtylla të tokës. Këto krijime e krijesa janë përmendur në mënyrë sipërfaqësore, aq sa ai popull i atëhershëm ka mundur t’i kuptojë, përndryshe çdo fjalë e thënë për këto krijesa ka një domethënie të thellë për arritjet e sotme. Në fund i thuhet Pejgamberit a.s., se detyrë e jotja është këshillimi, përkujtimi, e jo ta pranojnë fenë e Zotin me dhunë, sepse kundërshtarët nuk mund të ikin e të shpëtojnë; ata te Zoti do të shkojnë dhe Ai iu jep atyre atë që e meritojnë. Falënderoj Allahun e Madhëruar!