Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la te’kulu ‘emwalekum bejnekum bil-batili ‘illa ‘en tekune tixhareten ‘an teradin minkum we la tektulu ‘enfusekum ‘innall-llahe kane bikum Rehimæn
O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.
We la tetemennew ma feddelel-lahu bihi ba’dekum ‘ala ba’din lilrrixhali nesibun mimma ektesebu we lilnnisa’i nesibun mimma ektesebne we es’elu Ellahe min fedlihi ‘innall-llahe kane bikulli shej’in ‘alimæn
Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.
We likullin xhe’alna mewalije mimma terekel-walidani wel-’ekrebune wel-ledhine ‘akadet ‘ejmanukum fe’atuhum nesibehum ‘innall-llahe kane ‘ala kulli shej’in shehidæn
Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepuani pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.
er-Rixhalu kawwamune ‘ala en-nisa’ bima feddelel-lahu ba’dehum ‘ala ba’din we bima ‘enfeku min ‘emwalihim falssalihatu kanitatun hafidhatun lilgajbi bima hefidhel-lahu wel-lati tehafune nushuzehunne fa’idhuhunne we ehxhuruhunne fil-medaxhi’i we edribuhunne fe’in ‘eta’nekum fela tebgu ‘alejhinne sebilæn ‘innall-llahe kane ‘alijæn kebiræn
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
We ‘in hiftum shikaka bejnihima fab’athu hekemæn min ‘ehlihi we hekemæn min ‘ehliha ‘in jurida ‘islahæn juweffiki Ellahu bejnehuma ‘innall-llahe kane ‘alimæn habiræn
Nëse i frikësoheni përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Është i ndaluar shfrytëzimi i pasurisë pa djersë, siç ështe vjedhja, mashtrimi, plaçkitja, kamata etj.; gjithashtu është e ndaluar vrasja e vetvetes apo e tjetrit. Mëkat i madh ose i vogël konsiderohet në bazë të pasojave që shkakton ai, megjithëse në një hadith janë përmendur shtatë sosh si mëkate të mëdha: “Idhujtaria, vrasja pa kurrfarë të drejte, magjia, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, zmbrapsja në
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.