Fekejfe ‘idha xhi’na min kulli ‘ummetin bishehidin we xhi’na bike ‘ala ha’uula’ shehidæn
Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk të besuan)?
Jewme’idhin jeweddul-ledhine keferu we ‘asew er-resule lew tusewwa bihimul-’erdu we la jektumunel-lahe hedithæn
Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin All-llahut asgjë.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tekrebu es-selæte we ‘entum sukara hetta ta’lemu ma tekulune we la xhunubæn ‘illa ‘abiri sebilin hetta tegtesilu we ‘in kuntum merda ‘ew ‘ala seferin ‘ew xha’e ‘ehedun minkum minel-ga’iti ‘ew lamestumu en-nisa’ felem texhidu ma’en fetejemmemu sa’idæn tejjibæn famsehu biwuxhuhikum we ‘ejdikum ‘innall-llahe kane ‘afuwæn gafuræn
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni dheun dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu nuk i do kryelartët, pse të tillët nuk respektojnë asnjë parim njerëzor, siç janë: adhurimi ndaj Zotit, sjellja e mirë ndaj prindërve, të afërmve, jetimëve etj. Gjithashtu nuk i pranon veprat formale që kanë si qëllim lavdërimin. Ibni Mes'udi - sipas Buhariut thotë: "Më tha Pejgamberi a.s. më lexo Kuran”. I thashë: Ta lexoj ty kur ai ty të zbriti?- Po, tha: -Kam dëshirë të dëgjoj prej tjetrit!- I lexova kaptinën Nisaë deri te ajeti 41 kur më tha: -Mjaft,- e kur shikova, sytë e tij derdhnin lotë”. Çdo pejgamber do të dëshmojë për popullin e vet, e Pejgamberi ynë do të vërtetojë dëshminë e pejgamberëve të mëparshëm dhe do të dëshmojë për umetin e vet. E duke ditur, se Dita e Gjykimit është e vështirë, saqë jobesimtarët do të dëshironin të ishin dhe, tokë e rrafshuar, duke e ditur se çka i pret dhe duke ditur se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, Pejgamberi a.s. qau për umetin e vet. Kjo dispozitë mbi alkoolin që përmendet në këtë ajet, është e hershme, para ndalimit përfundimtar të pijeve alkoolike. Nëse nuk gjendet uji, ose gjendet, por është e pamundur të përdoret nga ndonjë shkak i arsyeshëm, atëherë lejohet pastrimi me dhe në vend të pastrimit me ujë, që është obligim.
A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirojnë që e edhe ju të humbni!?