4. Nisa · ajete 5–6

سورة النساء
5

وَلَا تُؤۡتُواْ ٱلسُّفَهَآءَ أَمۡوَٰلَكُمُ ٱلَّتِي جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمۡ قِيَٰمٗا وَٱرۡزُقُوهُمۡ فِيهَا وَٱكۡسُوهُمۡ وَقُولُواْ لَهُمۡ قَوۡلٗا مَّعۡرُوفٗا

We la tu’utu es-sufeha’e ‘emwalekumu elleti xhe’alel-lahu lekum kijamæn we erzukuhum fiha we eksuhum we kulu lehum kawlæn ma’rufæn

Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.

6

وَٱبۡتَلُواْ ٱلۡيَتَٰمَىٰ حَتَّىٰٓ إِذَا بَلَغُواْ ٱلنِّكَاحَ فَإِنۡ ءَانَسۡتُم مِّنۡهُمۡ رُشۡدٗا فَٱدۡفَعُوٓاْ إِلَيۡهِمۡ أَمۡوَٰلَهُمۡۖ وَلَا تَأۡكُلُوهَآ إِسۡرَافٗا وَبِدَارًا أَن يَكۡبَرُواْۚ وَمَن كَانَ غَنِيّٗا فَلۡيَسۡتَعۡفِفۡۖ وَمَن كَانَ فَقِيرٗا فَلۡيَأۡكُلۡ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ فَإِذَا دَفَعۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡ أَمۡوَٰلَهُمۡ فَأَشۡهِدُواْ عَلَيۡهِمۡۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا

We ebtelul-jetama hetta ‘idha belegu en-nikahe fe’in ‘anestum minhum rushdæn fadfa’u ‘ilejhim ‘emwalehum we la te’kuluha ‘israfæn we bidaræn ‘en jekberu we men kane ganijæn feljesta’fif we men kane fekiræn felje’kul bil-ma’rufi fe’idha defa’tum ‘ilejhim ‘emwalehum fe’esh/hidu ‘alejhim we kefa billahi hesibæn

Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t'ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti Fuqiplotë i krijoi njerëzit prej një baze, prej Ademit, dhe prej të njëjtës bazë e krijoi palën e tij shoqen, Havanë. Që Zoti është i vetmi Krijues, vërtetohet edhe nga vetë përbetimi i njerëzve ndaj njëritjetrit, pse kur e lut tjetrin për diçka i thua: për Zotin, të betohem në Zotin etj.. Madje askush nga njerëzit nuk thotë, se unë e krijova vetë veten. Disa njerëz martoheshin me jetimet, që i kishin nën kujdesin e tyre për t'iu ikur shpenzimeve të niqahit dhe për të mos nxjerrë mallin e tyre prej shtëpisë së tyre. Kurani urdhëron, ose të ndjekin drejtësinë ndaj jetimeve, ose të martohen me gra të tjera, madje deri me katër, por në raste të tilla