4. Nisa · ajete 64–66

سورة النساء
64

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ إِذ ظَّلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ جَآءُوكَ فَٱسۡتَغۡفَرُواْ ٱللَّهَ وَٱسۡتَغۡفَرَ لَهُمُ ٱلرَّسُولُ لَوَجَدُواْ ٱللَّهَ تَوَّابٗا رَّحِيمٗا

We ma ‘erselna min resulin ‘illa lijuta’a bi’idhni Ellahi we lew ‘ennehum ‘idh dhelemu ‘enfusehum xha’uke fastegferu Ellahe we estegfere lehumu er-resulu lewexhedu Ellahe tewwabæn Rehimæn

Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.

65

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ لَا يَجِدُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَرَجٗا مِّمَّا قَضَيۡتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسۡلِيمٗا

Fela we rabbike la ju’uminune hetta juhekkimuke fima shexhere bejnehum thumme la jexhidu fi ‘enfusihim herexhæn mimma kadejte we jusellimu teslimæn

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.

66

وَلَوۡ أَنَّا كَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَنِ ٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ أَوِ ٱخۡرُجُواْ مِن دِيَٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٞ مِّنۡهُمۡۖ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَشَدَّ تَثۡبِيتٗا

We lew ‘enna ketebna ‘alejhim ‘eni ektulu ‘enfusekum ‘ew ehruxhu min dijarikum ma fe’aluhu ‘illa kalilun minhum we lew ‘ennehum fe’alu ma ju’adhune bihi lekane hajræn lehum we ‘eshedde tethbitæn

Sikur t'i kishim obliguar ata: mbytni vetveten tuaj, apo: dilni prej atdheut tuaj, atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Rreth shkakut të shpalljes së kësaj sureje nuk ekziston ndonjë pajtim i plotë ndërmjet mufesirinëve dhe muhadithinëve. Si duket, Pejgamberi a.s. ia ndaloi vetes ndonjë nga robëreshat për hir të qetësimit të grave të veta. Gruaja të cilën Muhamedi e njoftoi me diçka fshehurazi, në mënyrë që ajo çështje të mos publikohej thuhet se ishte Hafsaja. Mirëpo ajo nuk e ruajti sekretin i tregoi Aishes. Zoti i Madhëruar e njoftoi Pejgamberin për lëshimet e Hafsasë dhe ai ia përmendi asaj disa fjalë, që i kishte thënë ajo, e disa nuk ia përmendi fare. Ajo u habit se si ka mundur të dijë Pejgamberi, se ç’ka thënë ajo, prandaj i bëri pyetjen atij: “Kush të lajmëroi?” Duhet kuptuar, se ky nuk është ndonjë qortim i rreptë ndaj Pejgamberit, pse vetë thirrja e Zotit me një epitet të lartë për Muhamedin: Ja ejuhen nebijju..., është një fakt bindës se autoriteti i Muhamedit a.s. është më i larti, prandaj Zoti asnjëherë nuk e thirri me emër sikurse i thërret pejgamberët e tjerë: O Nuh, o Ibrahim, o Musa, o Isa etj., por gjithnjë me ndonjë atribut si: ja ejuher rresul, ja ejuhel mudethir, muzemmil etj. Me këtë Muhamedi a.s. këshillohet, se nuk duhet ta ngushtojë veten, nuk duhet ta ngarkojë veten për të ruajtur kënaqësitë e grave, pse ndihmës i tij është Allahu, është Xhibrili, janë besimtarët, pastaj janë të gjithë engjëjt, e nuk ka nevojë për askënd tjetër. Përmbledhjet e haditheve, edhe komentet e Kuranit kanë dhënë sqarime rreth ngjarjes përse shpallet kjo sure, prandaj të interesuarit mund të orientohen në ato.