We men juti’i Ellahe we er-resule fe’ula’ike me’al-ledhine ‘en’amel-lahu ‘alejhim mine en-nebijine we es-siddikine we esh-shuheda’i we es-salihine we hesune ‘ula’ike refikæn
E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!
Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Amanet është çdo gjë që i besohet njeriut, qoftë pasuri, pozitë, fjalë ose diçka tjetër. Ruajtja e amanetit është obligim për të gjithë njerëzit, qoftë amanet mes Zotit dhe njeriut, qoftë mes njerëzve. Shkak i zbritjes se këtij ajeti ishte çelësi i Qabes, të cilin e mori Pejgamberi a.s. me rastin e çlirimit të Mekës, Qabes, nga dora e Osman Bin Talhas, që me kohë e mbante familja e tyre. Osmani u prek shumë, pse çelësi doli prej dorës së tyre, por nuk foli asgjë. Zoti e urdhëroi t’ia kthejë çelësin dhe Pejgamberi a.s. ia ktheu, e thuhet se edhe sot e kësaj dite çelësin e Qabes e mban ajo familje. Ajeti në fjalë ka një qëllim të përgjithshëm, e jo vetëm rastin e posaçëm të çelësit të Qabes. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që nuk e ruan amanetin, në të ka shenja të nifakut” - tradhtisë. Ajeti pas tij, sipas juristëve islamë sugjeron për burimet e sheriatit islam e që janë: Kurani, Syneti e pas tij edhe Ixhmai e Kijasi. Çdo çështje dhe çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur sipas udhëzimeve të Pejgamberit a.s., i cili për zgjidhjen e çështjeve gjithnjë është mbështetur në faktet e Kuranit. Munafikët ndonëse publikisht thonin se i kanë besuar Kuranit, nuk dëshironin që mes çështjeve të tyre të gjykojë Pejgamberi a.s. sipas Kuranit, por shkonin te njerëzit e djallëzuar dhe pastaj përpiqeshin ta bindnin Pejgamberin a.s., se nuk kishin ndonjë qëllim të keq. Në ajetet që u lexuan Zoti i Gjithëdijshëm i tregoi Muhamedit a.s. dhe muslimanëve për qëllimet e tyre dhe për atë çka i pret në botën tjetër. Një njeri e pyet Pejgamberin a.s.: “Kur është Kijameti?” Pejgamberi a.s. i thotë: “Çfarë ke përgatitur për të?” Ai tha: “Asgjë, pos që e dua Zotin dhe të Dërguarin e Tij!" Pejgamberi a.s. tha: “Ti do të jesh me atë që do!” Enesi, sahab i Pejgamberit a.s. thotë: “Nuk kemi përjetuar gëzim më të madh, se nga fjala e Pejgamberit a.s.: “Do të jesh bashkë me atë që do!”
We ‘inne minkum lemen lejubetti’enne fe’in ‘esabetkum musibetun kale kad ‘en’amel-lahu ‘alejje ‘idh lem ‘ekun me’ahum shehidæn
Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).
We le’in ‘esabekum fedlun minel-lahi lejekulenne ke’en lem tekun bejnekum we bejnehu meweddetun ja lejteni kuntu me’ahum fe’efuze fewzæn ‘adhimæn
Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
Feljukatil fi sebili Ellahil-ledhine jeshrunel-hejæte ed-dunja bil-’ahireti we men jukatil fi sebili Ellahi fejuktel ‘ew jeglib fesewfe nu’utihi ‘exhræn ‘adhimæn
Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
We ma lekum la tukatilune fi sebili Ellahi wel-musted’afine mine er-rixhali we en-nisa’ wel-wildanil-ledhine jekulune rebbena ‘ehrixhna min hedhihil-karjeti edh-dhalimi ‘ehluha we exh’al lena min ledunke welijæn we exh’al lena min ledunke nesiræn
"Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!
el-Ledhine ‘amenu jukatilune fi sebili Ellahi wel-ledhine keferu jukatilune fi sebilit-taguti fekatilu ‘ewlija’e esh-shejtani ‘inne kejde esh-shejtani kane da’ifæn
Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.
‘Elem tere ‘ilal-ledhine kile lehum kuffu ‘ejdijekum we ‘ekimu es-selæte we ‘atu ez-zekæte felemma kutibe ‘alejhimul-kitalu ‘idha ferikun minhum jehshewne en-nase kehashjeti Ellahi ‘ew ‘eshedde hashjeten we kalu rebbena lime ketebte ‘alejnal-kitale lewla ‘ehhartena ‘ila ‘exhelin karibin kul meta’u ed-dunja kalilun wel-’ahiretu hajrun limeni etteka we la tudhlemune fetilæn
A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin: "Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri në një afat të afërt!" Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t'ju bëhet pa drejtë as sa fija".
‘Ejnema tekunu judrikkumul-mewtu we lew kuntum fi buruxhin mushejjedetin we ‘in tusibhum hesenetun jekulu hedhihi min ‘indi Ellahi we ‘in tusibhum sejji’etun jekulu hedhihi min ‘indike kul kullun min ‘indi Ellahi femali ha’uula’l-kawmi la jekadune jefkahune hedithæn
Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë nga All-llahu!" Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
Ma ‘esabeke min hesenetin feminel-lahi we ma ‘esabeke min sejji’etin femin nefsike we ‘erselnake lilnnasi resulæn we kefa billahi shehidæn
Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
We jekulune ta’atun fe’idha berezu min ‘indike bejjete ta’ifetun minhum gajrel-ledhi tekulu wel-lahu jektubu ma jubejjitune fe’a’rid ‘anhum we tewekkel ‘ala Ellahi we kefa billahi we kilæn
"Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muslimanët u urdhëruan të jenë gjithnjë të përgatitur, të mos dalin një nga një e t’i befasojë armiku, por të dalin në grupe, ose të gjithë së bashku. Munafikët nuk iu bashkoheshin muslimanëve në luftra, por nëse muslimanët fitonin, ankoheshin kinse nuk e dinin, se edhe ata do të merrnin pjesë, edhe pse e kishin ditur, e kur dëmtoheshin muslimanët e quanin fat mospjesëmarrjen e tyre në luftë. Lufta në rrugën e Allahut nuk është humbje, sepse ai që vritet është dëshmor, kurse ai që shpëton, ka ndihmuar përhapjen e drejtësisë, prandaj edhe ai do të ketë shpërblim të madh. Banorët e Mekës ishin mizorë, sepse i torturonin të gjithë ata që kishin be - suar Zotin një, e posaçërisht të paaftit, si pleqtë, gratë e fëmijët. Lufta kundër atyre mizorëve u bë e obligueshme. Muslimanëve iu tërhiqet vërejtja, që të mos frikësohen nga vdekja, sepse asaj nuk mund t’i shpëtohet, e nëse vdiset në luftë, shpërblimi është shumë i madh. Munafikët përpiqeshin t’ia mveshin Muhamedit a.s. fajin për të gjitha fatkeqësitë, në mënyrë që t'i irritonin njerëzit nga ai. Kurani ua bëri të qartë, se çdo e keqe është pasojë e vetë njeriut, sepse njeriu nuk i përputh veprat e veta me ligjet e Zotit dhe mendon se dikush tjetër e ka fajin. Të gjitha të mirat burojnë prej Zotit.
We ‘idha xha’ehum ‘emrun minel-’emni ‘ewil-hawfi ‘edha’u bihi we lew redduhu ‘ila er-resuli we ‘ila ‘ulil-’emri minhum le’alimehul-ledhine jestenbitunehu minhum we lewla fedlu Ellahi ‘alejkum we rehmetuhu latteba’tumu esh-shejtane ‘illa kalilæn
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.