4. Nisa · ajete 70–73

سورة النساء
70

ذَٰلِكَ ٱلۡفَضۡلُ مِنَ ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمٗا

Dhalikel-fedlu minel-lahi we kefa billahi ‘alimæn

Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Amanet është çdo gjë që i besohet njeriut, qoftë pasuri, pozitë, fjalë ose diçka tjetër. Ruajtja e amanetit është obligim për të gjithë njerëzit, qoftë amanet mes Zotit dhe njeriut, qoftë mes njerëzve. Shkak i zbritjes se këtij ajeti ishte çelësi i Qabes, të cilin e mori Pejgamberi a.s. me rastin e çlirimit të Mekës, Qabes, nga dora e Osman Bin Talhas, që me kohë e mbante familja e tyre. Osmani u prek shumë, pse çelësi doli prej dorës së tyre, por nuk foli asgjë. Zoti e urdhëroi t’ia kthejë çelësin dhe Pejgamberi a.s. ia ktheu, e thuhet se edhe sot e kësaj dite çelësin e Qabes e mban ajo familje. Ajeti në fjalë ka një qëllim të përgjithshëm, e jo vetëm rastin e posaçëm të çelësit të Qabes. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që nuk e ruan amanetin, në të ka shenja të nifakut” - tradhtisë. Ajeti pas tij, sipas juristëve islamë sugjeron për burimet e sheriatit islam e që janë: Kurani, Syneti e pas tij edhe Ixhmai e Kijasi. Çdo çështje dhe çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur sipas udhëzimeve të Pejgamberit a.s., i cili për zgjidhjen e çështjeve gjithnjë është mbështetur në faktet e Kuranit. Munafikët ndonëse publikisht thonin se i kanë besuar Kuranit, nuk dëshironin që mes çështjeve të tyre të gjykojë Pejgamberi a.s. sipas Kuranit, por shkonin te njerëzit e djallëzuar dhe pastaj përpiqeshin ta bindnin Pejgamberin a.s., se nuk kishin ndonjë qëllim të keq. Në ajetet që u lexuan Zoti i Gjithëdijshëm i tregoi Muhamedit a.s. dhe muslimanëve për qëllimet e tyre dhe për atë çka i pret në botën tjetër. Një njeri e pyet Pejgamberin a.s.: “Kur është Kijameti?” Pejgamberi a.s. i thotë: “Çfarë ke përgatitur për të?” Ai tha: “Asgjë, pos që e dua Zotin dhe të Dërguarin e Tij!" Pejgamberi a.s. tha: “Ti do të jesh me atë që do!” Enesi, sahab i Pejgamberit a.s. thotë: “Nuk kemi përjetuar gëzim më të madh, se nga fjala e Pejgamberit a.s.: “Do të jesh bashkë me atë që do!”
71

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ خُذُواْ حِذۡرَكُمۡ فَٱنفِرُواْ ثُبَاتٍ أَوِ ٱنفِرُواْ جَمِيعٗا

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu hudhu hidhrekum fanfiru thubatin ‘ew enfiru xhemi’æn

O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.

72

وَإِنَّ مِنكُمۡ لَمَن لَّيُبَطِّئَنَّ فَإِنۡ أَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةٞ قَالَ قَدۡ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيَّ إِذۡ لَمۡ أَكُن مَّعَهُمۡ شَهِيدٗا

We ‘inne minkum lemen lejubetti’enne fe’in ‘esabetkum musibetun kale kad ‘en’amel-lahu ‘alejje ‘idh lem ‘ekun me’ahum shehidæn

Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: "Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta" (në luftë).

73

وَلَئِنۡ أَصَٰبَكُمۡ فَضۡلٞ مِّنَ ٱللَّهِ لَيَقُولَنَّ كَأَن لَّمۡ تَكُنۢ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُۥ مَوَدَّةٞ يَٰلَيۡتَنِي كُنتُ مَعَهُمۡ فَأَفُوزَ فَوۡزًا عَظِيمٗا

We le’in ‘esabekum fedlun minel-lahi lejekulenne ke’en lem tekun bejnekum we bejnehu meweddetun ja lejteni kuntu me’ahum fe’efuze fewzæn ‘adhimæn

Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.