4. Nisa · Ajeti 81

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
81

وَيَقُولُونَ طَاعَةٞ فَإِذَا بَرَزُواْ مِنۡ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٞ مِّنۡهُمۡ غَيۡرَ ٱلَّذِي تَقُولُۖ وَٱللَّهُ يَكۡتُبُ مَا يُبَيِّتُونَۖ فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا

"Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muslimanët u urdhëruan të jenë gjithnjë të përgatitur, të mos dalin një nga një e t’i befasojë armiku, por të dalin në grupe, ose të gjithë së bashku. Munafikët nuk iu bashkoheshin muslimanëve në luftra, por nëse muslimanët fitonin, ankoheshin kinse nuk e dinin, se edhe ata do të merrnin pjesë, edhe pse e kishin ditur, e kur dëmtoheshin muslimanët e quanin fat mospjesëmarrjen e tyre në luftë. Lufta në rrugën e Allahut nuk është humbje, sepse ai që vritet është dëshmor, kurse ai që shpëton, ka ndihmuar përhapjen e drejtësisë, prandaj edhe ai do të ketë shpërblim të madh. Banorët e Mekës ishin mizorë, sepse i torturonin të gjithë ata që kishin be - suar Zotin një, e posaçërisht të paaftit, si pleqtë, gratë e fëmijët. Lufta kundër atyre mizorëve u bë e obligueshme. Muslimanëve iu tërhiqet vërejtja, që të mos frikësohen nga vdekja, sepse asaj nuk mund t’i shpëtohet, e nëse vdiset në luftë, shpërblimi është shumë i madh. Munafikët përpiqeshin t’ia mveshin Muhamedit a.s. fajin për të gjitha fatkeqësitë, në mënyrë që t'i irritonin njerëzit nga ai. Kurani ua bëri të qartë, se çdo e keqe është pasojë e vetë njeriut, sepse njeriu nuk i përputh veprat e veta me ligjet e Zotit dhe mendon se dikush tjetër e ka fajin. Të gjitha të mirat burojnë prej Zotit.