We ‘idha xha’ehum ‘emrun minel-’emni ‘ewil-hawfi ‘edha’u bihi we lew redduhu ‘ila er-resuli we ‘ila ‘ulil-’emri minhum le’alimehul-ledhine jestenbitunehu minhum we lewla fedlu Ellahi ‘alejkum we rehmetuhu latteba’tumu esh-shejtane ‘illa kalilæn
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
Fekatil fi sebili Ellahi la tukellefu ‘illa nefseke we herridil-mu’uminine ‘asallahu ‘en jekuffe be’sel-ledhine keferu wel-lahu ‘esheddu be’sæn we ‘esheddu tenkilæn
Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
Men jeshfa’ shefa’aten heseneten jekun lehu nesibun minha we men jeshfa’ shefa’aten sejji’eten jekun lehu kiflun minha we kanel-lahu ‘ala kulli shej’in mukitæn
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.