4. Nisa · Ajeti 92 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 4:88–4:94
"Qëndrimi i myslimanëve rreth hipokritëve nuk ishte i njëjtë. Disa mendonin se do të ishte më mirë të mos i luftonin disa ishin të mendimit t'i luftonin meqë prej tyre nuk ka shpresë. Zoti ua tërhoq vërejtjen, sepse kishin mendime kontradiktore dhe iu tha se ata janë të humbur, janë edhe më të rezikshëm se jobesimtarët e hapët, për shkak se pranë myslimanëve paraqiteshin myslimanë e pranë jobesimtarëve - jobesimtarë, andaj ata duhet luftuar, nëse nuk pushojnë nga intrigat e tyre kundër myslimanëve.
Një prej mëkateve më të mëdha, pas kufrit, është mbytja me qëllim e me paramendim. A Besimi - imani është çështje e fshehtë, çështje e zemrës. Askush nuk di për besimin që i fle tjetrit në zemër. Prandaj për të vërtetuar atë që fle në zemër, është obligim për secilin shprehja e shehadetit gojarisht. Pas deklarimit me gojë për besim, askush nuk ka të drejtë t'ia mohojë ose t'ia konsiderojë deklaratë joreale.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 4:92–4:93
- Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht. - Besimtari nuk mundet kurrsesi ta vrasë dhe t'i marrë jetën vëllait të tij musliman, për asnjë shkak apo arsye, përveçse në ato raste që e ka përcaktuar Sheriati i Zotit. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ibn Mesudi, se Profeti i Allahut ka thënë: 801. “Nuk lejohet gjaku i një muslimani i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut dhe se unë jam Profeti i Allahut, përveçse në tri raste: jeta me jetën (pra, nëse vret njeri të pafajshëm, atëherë vritet); ai që bën imoralitet dhe është i martuar; dhe ai që e braktis fenë e tij dhe largohet e përçan bashkësinë muslimane.” Pra, nëse ndodh një nga këto raste, atëherë lejohet vrasja e tij. Megjithatë, duhet kuptuar mirë se, edhe nëse ndodh një nga këto tri raste,
ekzekutimi i këtij gjykimi nuk i takon asnjë prej individëve të shoqërisë, por i takon vetëm kreut të shtetit apo atij që është emëruar për të tilla çështje. Allahu i Lartësuar thotë: “veçse gabimisht”. Pra, vrasja e muslimanit mund të mendohet që të ndodhë veçse gabimisht. Muxhahidi dhe të tjerë kanë thënë se ky ajet ka zbritur dhe flet për Ejash Ibn Eb i Rabijan, vëllain e Ebu Xhehlit nga nëna e tij, pra, nga Esma bintu Mehrame. Ai vrau një burrë, i cili e mundonte shumë atë vetë dhe të vëllanë e Ejashit. Por ndërkohë, ky burrë kishte pranuar Islamin. Personi që e mundonte ishte Harith Ibn Jezid el Gamidi. Ejashi kishte një urrejtje të madhe në zemër për atë, por më vonë ky Harithi pranoi Islamin dhe bëri hixhret, ndërkohë që Ejashi nuk e dinte këtë fakt. Për këtë arsye, në ditën e çlirimit të Mekës, kur e pa Harithin, Ejashi e dinte sikur ai ishte akoma në fenë e të parëve të tij (pra, jomusliman), ndaj iu vërsul dhe e vrau. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet. - Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, veç në qoftë se ata ia falin (gjakun). - Në rastin e vrasjes gabimisht këto janë dy detyrat që duhen përmbushur: 1. kompensimi për atë gjynah të madh, edhe pse është kryer gabimisht. Për kompensim duhet që të lirohet një skllav besimtar. Kështu, çlirimi i një robi jobesimtar është i pavlefshëm si kompensim. Gjithashtu, edhe çlirimi i një robi i cili është nën moshën e pjekurisë është i pavlefshëm, nëse ai është fëmijë i jobesimtarëve, derisa ai të mbushë moshën e të besojë me vetëdije; pra, vetëm në këtë rast ai konsiderohet besimtar dhe është i vlefshëm, nëse çlirohet nga skllavëria në formë kompensimi. Nga ana tjetër, shumica e dijetarëve janë të mendimit se nëse skllavi është musliman, atëherë është i vlefshëm si kompensim qoftë kur është i madh, qoftë kur është minoren. Imam Ahmedi sj ell rrëfimin e një ensari, se: 802. “Ai shkoi tek Profeti me një skllave zezake dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Unë kam një kompensim për të shlyer dhe duhet të çliroj një skllav musliman. Nëse mendon se kjo skllave është muslimane, unë i jap lirinë asaj!’ Atëherë, Profeti i tha asaj: ‘A dëshmon se nuk ka Zoti tjetër që të adhurohet me meritë veç Allahut?’ - ‘Po!’ - tha ajo. Pastaj i tha: ‘A dëshmon se unë jam profet i Allahut?’ - Po! - tha sërish ajo. - ‘A e beson ringjalljen pas vdekjes?’ - ‘Po!’ Atëherë, Profeti tha: ‘Liroje atë!” Ky është një isnad sahih. Fakti që sahabi që e përcjell është i panjohur, nuk e dëmton saktësinë e këtij hadithi. 185 Ndërsa në librin 'El Mueta' të Imam Malikut, në Musned-in e Shafiiut dhe Ahmedit, në Sahih-un e Muslimit, në Sunen-et e Ebu Daudit dhe Nesaiut, përmes rrugës së transmetimit të Hilal Ibn Ebu Mejmunetes, që përcjell nga Ata Ibn Jesari, e ky nga Muavije Ibn Hakemi, thuhet se: 803. “Kur ai erdhi tek Profeti me skllaven zezake, Profeti i tha asaj: ‘Ku është Allahu?’ Ajo tha: ‘Në qiell.’ Pastaj ai i tha: ‘Kush jam unë?’ Ajo i tha: ‘Ti je Profeti i Allahut.’ Atëherë Profeti tha: ‘Liroje, se ajo është besimtare!’” 186 Allahu i Lartësuar thotë: “...shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij...” Kjo është detyra e dytë, për atë i cili vret gabimisht një musliman. Ky është detyrim që qëndron mes vrasësit dhe familjes së të vrarit. Kjo bëhet si kompensim për humbjen e të dashurit të tyre. Ky kompensim pasuror rëndon mbi të afërmit e vrasësit nga ana e babait të tij, dhe nuk nxirret nga pasuria e vetë vrasësit. Shafiu, - Allahu e mëshiroftë! - ka thënë: “Nuk di asnjë kundërshtim se Profeti i Allahut ka gjykuar që shpagimi (në këto raste) jepet nga të afërmit nga ana e babait”. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: 804. “Dy gra prej Hudhejlit u konfliktuan mes tyre. Njëra nga ato e goditi tjetrën me gur, duke e vrarë atë dhe fëmijën që ajo kishte në bark (pra, ishte shtatzënë). Kështu, ata u konfliktuan dhe shkuan tek Profeti i Allahut për të gjykuar rastin. Profeti gjykoi që shpagimi për barrën
e saj të ishte lirimi i një robi apo robëreshe, ndërsa shpagimi për vrasjen e vetë gruas të bëhej nga âkiletu, pra, nga të afërmit e saj nga ana e babait.” Kjo tregon se gjykimi për vrasjen pa qëllim (amd el ħata) është njëlloj si gjykimi për vrasjen gabimisht, pra, është detyrë pagesa e dijes (kompensimit pasuror), por në këtë rast masa pasurore e detyrueshme që të paguhet është me tridhjetëshe (ethlâthen), pra, 30 deve femra 3-vjeçare ( hukkaten), 30 deve 4 -vjeçare (xhidh’aten) dhe 40 deve barsë ( hilfeten), për shkak se ekziston mundësia që të jetë bërë me qëllim e paramendim. Ndërsa për sa i përket vrasjes krejt gabimisht ( el hata') është i detyrueshëm kompensimi pasuror, por kjo pagesë bëhet me njëzetëshe (akhmase) e jo në me tridhjetëshe (ethlathen). Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ibn Mesudi, i cili ka thënë: 805. “Në lidhje me shpagimin e vrasjes gabimisht ( el ħata), Profeti i Allahut gjykoi që të jepeshin 20 deve femra 1 -vjeçare (bintu meħâd), 20 deve meshkuj 1 -vjeçarë ( ( ibni meħâd ), 20 deve bintu lebûn (femër dy vjeçare), 20 deve 4 -vjeçare ( xhidh'aten) dhe 20 deve femra 3 -vjeçare ( ĥukkaten).” Ky është versioni i sjellë nga Nesaiu. Ndërsa Tirmidhiu ka thënë për këtë: “Ne nuk njohim ndonjë hadith të tillë që të jetë merfu,' me sened të plotë deri tek Profeti ﷺ , përveç këtij senedi”. Ky hadith është transmetuar edhe me një sened meukuf, që shkon deri tek Abdullah Ibn Mesudi dhe jo deri tek Profeti. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi nga Abdullah Ibn Umeri, i cili rrëfen: 806 . “Profeti dërgoi Khalid Ibn Uelidin drejt fisit Beni Xhudhejmete. Ai i ftoi në Islam, por ata nuk ditën të shpreheshin ndryshe për të shprehur Islamin e tyre dhe të thoshin: “Eslemna!” pra: “E pranojmë Islamin”, por thanë: “ Sabe'na!”. Kjo shprehje kishte kuptimin: “U bëmë sabiinë” Atëherë, Khalidi i vrau. Kur shkoi ky lajm tek Profeti i Allahut, ai i ngriti duart lart dhe tha: “O Zot, unë distancohem nga kjo vepër që bëri Halidi!” Pastaj dërgoi Aliun, që pagoi dijen (kompensimet pasurore) për të vrarët e tyre gabimisht dhe për të gjitha dëmet pasurore që u kishte shkaktuar.” Nga ky hadith kuptohet se për vrasjet që bëhen gabimisht nga udhëheqësi ose nga i emëruari i tij, kompensimi jepet nga depoja e shtetit. Allahu i Lartësuar thotë: “..veç në qoftë se ata ia falin (gjakun).” Pra, nëse familja e të vrarit, me bamirësi, e fal dhe nuk e kërkon shpagimin, atëherë nuk është detyrë që ai të jepet nga vrasësi. Allahu i Lartësuar më pas thotë: - Në qoftë se ai (i vrari gabimisht) është besimtar, por i takon një populli që është në luftë me ju, atëherë është detyrim vetëm lirimi i një skllavi besimtar. - Nëse i vrari është besimtar dhe kujdestarët e tij ligjorë, pra, të afërmit e tij, janë mohues agresorë, me të cilët jeni në luftë, atëherë atyre nuk u paguhet kompensimi për vrasjen. Në një rast të tillë, vrasësi ka detyrë që të lirojë një rob besimtar dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër. - Në qoftë se ai (i vrari) është nga një popull me të cilin ju keni marrëveshje, atëherë është detyrim që familjes së tij t’i dorëzohet shpagimi (i gjakut) dhe që të lirohet një skllav besimtar. - Nëse i vrari dhe të afërmit e tij janë ehlu dhimme, pra, jomuslimanë që jetojnë brenda shtetit islam, nën mbrojtjen e ofruar nga shteti, ose janë nga një popull me të cilin shteti islam ka marrëveshje paqeje, atëherë atyre u paguhet dija e të vrarit të tyre. Nëse i vrari është besimtar, atëherë kompesimi u jepet i plotë. Nëse i vrari është jomusliman, sipas disa dijetarëve, kompensimi jepet përsëri i plotë. Por disa kanë dhënë mendimin se, nëse i vrari është jomusliman, atëherë jepet gjysma e kompensimit të muslimanit. Disa të tjerë thonë që i jepet një e treta e tij, sikurse është shtjelluar në librat fik’hut dhe të ligjeve. Përveç kësaj, sigurisht, vrasësi ka detyrë që të lirojë një rob musliman. - E, kush nuk ka mundësi (të lirojë një skllav), le të agjërojë dy muaj rresht, si formë pendese para Allahut. - Domethënë, agjërimi duhet të jetë i vazhdueshëm dhe nuk duhet ndërprerë me
asnjë ditë. Nëse e prish agjërimin një ditë pa qenë i justifikueshëm, pra, për shkak të sëmundjes apo në rastin kur është grua dhe asaj i vijnë periodat apo lehonia, atëherë duhet ta nisë nga e para. Dijetarët janë në kundërshtim në lidhje me udhëtimin, a konsiderohet si ndërprerje e justifikueshme në rast udhëtimi apo jo? Disa thonë është i justifikueshëm dhe nuk ka nevojë që ta nisë nga e para. Të tjerë thonë që nuk është i justifikueshëm, prandaj nëse e ndërpret agjërimin për shkak të udhëtimit, atëherë duhet ta nisë përsëri nga e para. Allahu i Lartësuar thotë: “...si formë pendese para Allahut.” Domethënë, kjo është mënyra e pendimit të personit që vret gabimisht. Nëse nuk ka mundësinë e lirimit të një robi musliman, atëherë duhet të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm në mënyrë të vazhdueshme. Të ndryshme janë mendimet e dijetarëve në lidhje me personin i cili nuk ka mundësi që të agjërojë: a i bëhet atij e detyrueshme që të ushqejë 60 të varfër, sikurse ndodh në rastin e kompensimit për dhiharin. Disa thonë po, ashtu sikurse në rastin e dhiharit, dhe Allahu i Lartësuar nuk e ka përmendur në këtë ajet, sepse ky është një kontekst kërcënimi dhe paralajmërimi, që njerëzit të largohen nga vepra të tilla dhe nuk është e përshtatshme që të përmendet lehtësimi në raste të tilla. Mendimi i dytë thotë se nuk lejohet që kompensimi të bëhet duke ushqyer 60 të varfër, pasi nëse do të ishte e lejueshme, Allahu i Lartësuar do ta shpjegonte atë patjetër, sepse nuk lejohet vonimi i qartësimit të një çështjeje në momentin kur bëhet e detyrueshme që të sqarohet. Kështu, përderisa nuk e ka shpjeguar në ajet, atëherë nuk është e lejueshme që të bëhet ky lloj kompensimi. - Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Ky ajet është shpjeguar disa herë. Më lart u trajtua rasti i vrasjes gabimisht. Ndërsa për sa i përket gjykimit për vrasjen me qëllim dhe paramendim, Allahu i Lartësuar thotë: - Çdokush që vret një besimtar qëllimisht, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është zemëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të dënim të rëndë. - Ky është një kërcënim i ashpër dhe paralajmërim i qartë për atë që guxon të bëjë një gjynah kaq të madh të pashembullt. Ky gjynah përmendet pranë idhujtarisë në disa ajete në Librin e Allahut. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: “Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kijametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar.” [Furkan 68, 69]. Ajetet dhe hadithet që tregojnë për ndalesën kategorike të vrasjes së muslimanit janë të shumta. Ndër këto mund të përmendim hadithin që vjen në dy Sahih-ët nga Ibn Mesudi, i cili rrëfen se Profeti i Allahut ka thënë: 807. “Çështja e parë për të cilën do të gjykohet mes njerëzve në Ditën e Gjykimit do të jetë çështja e jetës dhe gjakut.” Ebu Daudi sjell hadithin nga Ubadete Ibn Samiti, i cili tregon se Profeti ka thënë: 808. “Besimtari do të vazhdojë të jetë i shpejtë në përpjekjet dhe afrimin e tij me Zotin, si edhe punëmirë, për sa kohë nuk derdh gjak të pafajshëm dhe të ndaluar. Nëse ai derdh gjak të pafajshëm e të ndaluar, atëherë ai do të frenohet nga lodhja dhe barra e rëndë.” Në një hadith tjetër thuhet: 809. “Sikur të gjithë banorët e qiellit dhe të Tokës të binin dakord për vrasjen e një muslimani, Allahu do t’i fuste të gjithë ata në zjarr.” Në një hadith tje tër, Profeti thotë: 810. “Shkatërrimi dhe zhdukja e të gjithë dynjasë eshtë më e lehtë për Allahun sesa vrasja e një muslimani.” Ibn Abasi ishte i mendimit se nuk ka pendim për atë që vret një besimtar me vetëdije dhe paramendim, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “...dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është zemëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të dënim të rëndë.” Gjithashtu, - thotë Ibn Abasi - ky është një nga ajetet e fundit që kanë zbritur dhe nuk është i anuluar me
asnjë ajet apo tekst tjetër nga Sheriati. Ky mendim i Ibn Abasit ka ardhur me rrugë të shumta transmetimi. Ndër ata që kishin të njëjtin mendim janë edhe Zejd Ibn Thabiti, Ebu Hurejra, Abdullah Ibn Umeri, Ebu Seleme, Ibn Abdurrahmani, Ubejd Ibn Umejri, Haseni, Katadja dhe Dahaku, siç dëshmon Ibn Ebu Hatimi. Rreth kësaj çështjeje ka hadithe që mund të arrijnë një gradë të mjaftueshme për të argumentuar me to. Megjithatë, mendimi më i përhapur mes dijetarëve të shkuar dhe të sotëm është se vrasësi ka mundësi pendimi. Nëse ai pendohet sinqerisht, ndien keqardhje, është i mbushur me frikë nga ndëshkimi i Allahut, i përulur e bën vepra të mira, Allahu i Lartësuar ia zëvendëson veprat e tij të këqija me vepra të mira, madje e kompenson edhe të vrarin, pra, viktimën, duke e kënaqur edhe atë, në lidhje me padrejtësinë që i është bërë. Allahu i Lartësuar thotë: “Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë.” [Furkan 68 - 71]. Duhet thënë se ky ajet nuk lejohet që të konsiderohet si i anuluar apo të pretendohet se është thënë në lid hje me idhujtarët. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut, sepse Allahu i fal të gjitha gjynahet! Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [Zumer 53]. Ky ajet është gjithëpërfshirës dhe flet për të gjitha llojet e gjynaheve, siç janë kufri, shirku, dyshimet, hipokrizia, vrasja, dalja dhe shkelja e kufijve të Allahut etj. Përjashtim bëjnë vetëm kufri dhe idhujtaria, nëse njeriu vdes pa u penduar për to. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk fal t’i shoqërohet Atij shok; ndërsa të tjerat, përveç këtij (gjynahu), ia fal atij që Ai dëshiron.” Në fakt, ky ajet është përmendur dy herë në këtë sure, për të forcuar shpresën tek besimtarët. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Në dy Sahih-ët 811. vjen hadithi i një burri nga Beni Izraelitët, i cili kishte vrarë 100 njerëz dhe që shkoi e pyeti një dijetar: “A ka mundësi pendimi (e faljeje) për mua?” Ai i tha: ‘E çfarë mund të të pengojë për t’u penduar?!” Pastaj e udhëzoi që të shkonte në një vend tjetër, ku të adhuronte Allahun. Ai u nis drejt atij vendi, por gjatë rrugës, vdiq dhe shpirtin e tij e morën melekët e mëshirës.....” Nëse ky ishte përfundimi i atij që kishte vrarë 100 njerëz mes bijve të Izraelit, atëherë që pendimi për vrasjen të jetë i pranueshëm edhe në këtë umet, sigurisht që është më parësor dhe më i meritueshëm, sepse Allahu i Lartësuar i ka larguar prej nesh rëndesat, prangat dhe zinxhirët që rëndonin mbi popujt e shkuar. Ai e dërgoi Profetin tonë me fenë, që është hanifa, me besim të drejtë në një Zot të vetëm e të Plotfuqishëm, dhe semha, pra, tolerante dhe e thjeshtë. Ky është trajtimi më i mirë që u bëhet temave që kanë të bëjnë me kërcënimet e Allahut të Lartësuar, sidomos për ato ku thuhet: “...dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë.” Allahu është më i ditur për të vërtetën në lidhje dhe përcaktimin e hyrjes së vrasësit në zjarr kohëqëndrimin e tij në të. Pavarësisht nëse marrim mendimin e Ibn Abasit, që thotë se nuk pranohet pendimi për vrasjen me paramendim, apo mendimin e shumicës së dijetarëve, të cilët thonë që ka mundësi pendimi për të, mund të themi se, edhe nëse ai futet në zjarr, robi nuk ka për të qëndruar përjetësisht në të, nëse është besimtar njësues i Allahut, pasi fjala “gjithmonë”, në këtë rast ka kuptimin e qëndrimit të gjatë. Ky lloj kuptimi është i domosdoshëm të merret në konsideratë në
të tilla kontekste, për shkak të haditheve të shumta që janë transmetuar rreth kësaj çështjeje. Kështu, Profeti i Allahut ka thënë: 812. “Nga zjarri ka për të dalë çdokush që në zemër ka qoftë edhe thërrmijën më të vogël të imanit.” Një hadith i përcjellë nga Muavija thotë : 813. “Për çdo gjynah shpresohet që të falet nga Allahu, përveç atij i cili vdes si mohues ose atij që vret një besimtar me qëllim dhe paramendim.” Në këtë hadith, fjala: “shpresohet” ka kuptimin e shpresës për falje. Megjithatë, edhe pse thuhet se nuk ka shpresë në këto dy raste, kjo nuk do të thotë që në njërën prej tyre të mos ndodhë që të ketë mundësi shpëtimi, sidomos kur për këtë ekzistojnë edhe argumente të tjera, si ato që përmendëm më lart. Ndërsa për sa i përket atij që vdes si mohues, sigurisht që ka argumete të prera që Allahu kurrë nuk ka për ta falur. Për sa i përket përballjes me viktimën në Ditën e Gjykimit, kur viktima do të kërkojë hakun e vet, themi se ai është haku i njerëzve dhe, sigurisht, nuk mund të zhvlerësohet dhe nuk mund t’i shpëtosh përmes pendimit. Në të tilla raste, pjesë e pendimit të domosdoshëm është kthimi i hakut dhe të drejtës atij që i takon. Kështu veprohet në të gjitha rastet: vrasjet, vjedhjet, grabitjet, shpifjet e në çdo cenim të drejte të krijesave. Nëse kthimi i hakut në jetën e kësaj bote bëhet i pamundur, atëherë patjetër që do të ketë përballje dhe kjo e drejtë do të kërkohet në Ditën e Gjykimit. Megjithatë, fakti që ky njeri ka detyrimin për t’i kthyer hakun Ditën e Gjykimit viktimës, nuk do të thotë që ai me patjetër do të dënohet për një veprim të tillë në dynja, sepse mund të ndodhë që ky njeri mund të bëjë shumë vepra të mira, të cilat mund ta kompensojnë hakun e atij që i është bërë padrejtësi apo që është vrarë. Madje, atij mund t'i mbeten edhe shumë vepra të mira të tjera edhe pas kthimit të hakut tjetrit, vepra me të cilat ai mund të hyjë në Xhenet. Ose mund të ndodhë që Allahu i Madhëruar ta kompensojë të vrarin me çfarë dëshiron, nga mirësia dhe bujaria e Tij, duke i dhuruar, për shembull, kështjella të Xhenetit dhe mirësi të tjera, duke e ngritur në grada etj. Sidoqoftë, Allahu është më i ditur! Për atë që vret me paramendim ka dispozita në jetën e kësaj dynjaje, por ai do të përballet edhe me ligjet e ahiretit. Për sa u përket ligjeve të dynjasë, ato u japin të drejtë kujdestarëve ligjorë dhe të afërmve të të vrarit që të marrin hakun nga vrasësi i njeriut të tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse dikush vritet pa të drejtë, Ne i kemi dhënë të drejtë kujdestarit të tij (të kërkojë drejtësi). Por edhe ai të mos e kalojë kufirin në (shpagimin për) vrasje, sepse ai është i ndihmuar (prej Zotit). ” [Isra 33]. Kujdestarët e viktimës janë të lirë të zgjedhin mes disa mundësive: ose ta ekzekutojnë vrasësin e të afërmit të tyre, ose ta falin, ose të kërkojnë dije-n me tridhjetëshe, jo me njëzetëshe, pra, 30 deve femra 3 -vjeçare, 30 deve 4 -vjeçare dhe 40 deve barsë, sikurse është shpjeguar në librat e ligjeve dhe dispozitave. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme rreth kompesimit në rastin e vrasjes me dashje e paramendim: a është e detyrueshme që, përveç pagesës së dije-s, ai të bëjë edhe keffâra-n përmes lirimit të një robi, ose agjërimit të dy muajve rresht nëse nuk ka mundësi për lirimin e një robi, ose ushqimin e 60 të varfërve, sikurse ndodh në rastin e vrasjes gabimisht? Pra, a e ka detyrë këtë lloj ndjese ai që vret me dashje e paramendim? Sipas një mendimi, në këtë rast nuk ka keffâra dhe nuk është e mundur që ta shlyejë gabimin përmes këtyre tri mundësive, siç ndodh në rastin e vrasjes gabimisht, pasi vrasja me paramendim është shumë herë më e rëndë që të mund të kompensohet me të tilla forma. Ndërsa mendimi tjetër është që edhe në këtë rast, përveç pagesës së dije-s (kompensimit pasuror) është e detyrueshme edhe keffâra (ndjesa e shprehur me tre mënyrat e sipërpërmendura). Ata që e bëjnë të detyrueshme keffâra-n mbështeten në hadithin që sjell Imam Ahmedi në Musned, me senedin e tij nga Uathiletu Ibn Eshka, i
cili rrëfen se, njeherë, tek Profeti ﷺ shkoi një grup burrash nga Ibn Sulejmi dhe i thanë: 814. “Një njeri i mirë ndër ne ka bërë një faj dhe e ka bërë hak ndëshkimin për të.” Profeti tha: “Le të lirojë një rob, pasi shpresohet që për çdo gjymtyrë të këtij robi të liruar, Allahu të çlirojë gjymtyrët e tij prej zjarrit.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 4:92
- “Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht. ” - Këtu kemi të bëjmë me një stil shumë të veçantë për të treguar se diçka është e ndaluar dhe kurrë nuk duhet të ndodhë. Pra, është e pamundur që një besimtar të vrasë
me qëllim një besimtar tjetër. Kjo tregon se ndalesa e këtij krimi është shumë e madhe dhe e përforcuar. Ai është një nga krimet më të rënda, që bien ndesh me imanin dhe atë që imani nënkupton. Kjo vepër mund të pritet nga një jobesimtar ose nga një kriminel, që ka iman shumë të dobët, por jo nga një besimtar i vërtetë, sepse besimi i saktë e ndalon njeriun nga vrasja e vëllait të tij besimtar. Besimi është një akt vëllazërimi mes besimtarëve, akt i cili e shton dashurinë, mbështetjen mëshirën dhe faljen mes tyre. Besimtari e ruan vëllain e tij nga çdo dëm dhe rrezik. Por, a ka dëmtim më të madh sesa marrja e jetës?! Këtë e vërteton edhe thënia e Profetit (a.s.): “Mos u ktheni pas meje si mohues e të vrisni njëri tjetrin!”. Kjo tregon se vrasja e besimtarit është vepër kufri dhe konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha pas shirk-ut dhe idhujtarisë. Nga fjala e Allahut të Lartësuar kuptohet se ky është krim i rëndë në çdo lloj gjendjeje e situate, përveç rastit kur bëhet pa dashje. Pra, ai që vret pa qëllim ose pa dashje nuk merr gjynah për vrasjen dhe nuk gjykohet si shkelës i kufijve të Zotit. Megjithatë, duke qenë se vepra në vetvete është shumë e rëndë, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të bëhet kompensim për të: - “Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij, veç në qoftë se ata ia falin (gjakun).” - Pra, nuk ka ndryshim dhe rëndësi a është vrasësi mashkull apo femër, i lirë apo skllav, minoren apo në moshë madhore, i aftë mendërisht apo i sëmurë, musliman apo jomusliman. Kjo kuptohet nga fjala ‘ men’ - kushdo, e cila është gjithëpërfshirse. Gjithashtu, nuk përbën ndonjë ndryshim fakti që i vrari është mashkull apo femër, i vogël apo i madh. Kjo kuptohet nga përdorimi i një emri të pashquar në kontekstin e një fjalie kushtore, dhe në gjuhën arabe kjo rrethanë e bën emrin gjithëpërfshirës. Për vrasësin është detyrë çlirimi i një skllavi besimtar, dhe nuk është përcaktuar se si duhet të jetë ky skllav: mashkull apo femër, i vogël a i madh, i saktë apo i sëmurë dhe me mangësi. Megjithatë, po të shohësh urtësinë e këtij lloji kompensimi, del se lirimi i një skllavi të mangët mendërisht është i pavlefshëm, sepse qëllimi i lirimit nga skllavëria është dobia e të liruarit, e pasurisë dhe interesave të tij. Kësisoj, nëse këto dobi nuk arrihen me lirimin e tij apo ndodh e kundërta, atëherë lënia e skllavit në zotërimin e pronarit të tij është më e dobishme për të, prandaj çlirimi i tij nuk vlen si mënyrë kompensimi për rastin në fjalë. Madje, po të shihet më thellë në kuptimin e shprehjes “tahrir el rakabeh” - “çlirimi i një skllavi”, do të arrihet në të njëjtin përfundim të thënë më sipër. Fjala “çliroj” do të thotë: “të lësh të lirë dikë që t’i shfrytëzojë vetë dobitë dhe aftësitë e tij, që më përpara ishin nën pronësinë e dikujt tjetër”. Por nëse ai nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë, atëherë çlirimi i tij nuk ka vlerë. Mendohu pak për këtë, sepse është shumë e qartë dhe e kuptueshme! Për sa i përket kompensimit financiar ( el dijeh ), ai është i detyrueshëm për rastin e vrasjes gabimisht, ose të vrasjes jo me paramendim. Kompensimi i dorëzohet familjes së viktimës, pra, atyre që e trashëgojnë atë. Kur trashëgimtarët ndajnë mes tyre pasurinë e tij, kjo pagesë futet gjithashtu te kjo pasuri. Nëse trashëgimtarët e viktimës e falin vrasësin, ai çlirohet nga ky detyrim. Kjo është një nxitje për të falur dhe toleruar, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur si “sadaka”, dhe sadakaja është e inkurajuar në çdo kohë dhe gjendje. - “Në qoftë se ai (i vrari gabimisht) është besimtar, por i takon një populli që është në luftë me ju, atëherë është detyrim vetëm lirimi i një skllavi besimtar. ” Në qoftë se ai (i vrari) është nga një popull me të cilin ju keni marrëveshje, atëherë është detyrim që familjes së tij t’i dorëzohet shpagimi (i gjakut) dhe që të lirohet një skllav besimtar. ” - Pra, kur viktima është nga një popull me të cilin
muslimanët kanë lidhur marrëveshje për paqe, atëherë është detyrë dhënia e kompensimit financiar. Kjo bëhet për të respektuar familjen e viktimës, me të cilën është lidhur marrëveshja e paqes. - “E, kush nuk ka mundësi (të lirojë një skllav), le të agjërojë dy muaj rresht, si formë pendese para Allahut.” - Ai që nuk ka skllevër për të liruar apo nuk ka pasuri për ta bërë një gjë të tillë, atëherë e ka detyrë të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm, pa ndërprerje. Pra, gjatë këtyre dy muajve, nuk i lejohet ta ndërpresë agjërimin pa arsye të pranueshme nga Sheriati, si për shembull, kur sëmuret apo, në rastin e gruas, kur është me menstruacione etj. Nëse e prish agjërimin pa asnjë arsye të tillë, atëherë vijueshmëria e agjërimit konsiderohet e thyer dhe agjërimi i dy muajve duhet nisur nga e para. Ky lloj agjërimi që Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrë për vrasësin, është një mundësi që atij i jepet për t’u penduar dhe një mëshirë e madhe për të. Ai është një shans për faljen e gjynaheve dhe një edukim për njeriun që të mos jetë më i nxituar dhe i papërmbajtur, ashtu siç ndodh shpesh në vrasjet pa dashje. - “Allahu është i Gjithëdi tur e i Urtë.” - Allahu i Lartësuar është i Plotë dhe Absolut në dijen dhe në urtësinë e Tij. Atij nuk i fshihet asgjë: as në qiell, as në tokë, e madhe apo e vogël qoftë, në çdo kohë e çdo vend. Asgjë nuk del jashtë urtësisë së Tij, krijesë qoftë apo vendim i Tij, ligj apo dispozitë. Në këtë kuadër, edhe ligji mbi kompensimin për vrasjen është tejet i përshtatshëm për krimin e kryer. Vrasësi largon nga jeta një njeri, i cili është i ndaluar që të vritet. Për këtë arsye, është shumë me vend që ai të nxjerrë nga skllavëria një skllav. Nëse nuk gjen skllav për të liruar dhe nuk ka pasuri, atëherë agjëron dy muaj rresht, duke çliruar kështu veten e vet nga skllavëria ndaj epshit dhe pasioneve të kësaj jete të shkurtër dhe mashtruese, që e pengojnë nga qëllimi final i jetës dhe nga rruga drejt lumturisë së përjetshme, pra, nga adhurimi i Zotit.