← Kthehu te rezultatet për „sikur deri te ishte ngre“

4. Nisa · Ajeti 92

سورة النساء
Përkthimi Sherif Ahmeti
92

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا

Transliterim We ma kane limu’uminin ‘en jektule mu’uminæn ‘illa hate’en we men katele mu’uminæn hate’en fetehriru rekabetin mu’uminetin we dijetun musellemetun ‘ila ‘ehlihi ‘illa ‘en jesseddeku fe’in kane min kawmin ‘aduwin lekum we huwe mu’uminun fetehriru rekabetin mu’uminetin we ‘in kane min kawmin bejnekum we bejnehum mithakun fedijetun musellemetun ‘ila ‘ehlihi we tehriru rekabetin mu’uminetin femen lem jexhid fesijamu shehrejni mutetabi’ajni tewbeten minel-lahi we kanel-lahu ‘alimæn hekimæn

Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besimtarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbyt gabimisht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtar, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftë se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrëveshje me të, atëherë është obligim shpagimi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjërojë dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më i dijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.

Mus'haf Gabim?

+ Shto ajetin tjetër