We men jektul mu’uminæn mute’ammidæn fexheza’uuhu xhehennemu halidæn fiha we gadibel-lahu ‘alejhi we le’anehu we ‘e’adde lehu ‘adhabæn ‘adhimæn
Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha derebtum fi sebili Ellahi fetebejjenu we la tekulu limen ‘elka ‘ilejkumu es-selame leste mu’uminæn tebtegune ‘aredel-hejæti ed-dunja fa’indel-lahi meganimu kethiretun kedhalike kuntum min kablu femennel-lahu ‘alejkum fetebejjenu ‘innall-llahe kane bima ta’melune habiræn
O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
La jestewil-ka’idune minel-mu’uminine gajru ‘uli ed-dereri wel-muxhahidune fi sebili Ellahi bi’emwalihim we ‘enfusihim feddelel-lahul-muxhahidine bi’emwalihim we ‘enfusihim ‘alel-ka’idine derexheten we kullæn we’adel-lahul-husna we feddelel-lahul-muxhahidine ‘alel-ka’idine ‘exhræn ‘adhimæn
Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, All-llahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.