حمٓ
ha-Mim
Ha, Mim.
حمٓ
ha-Mim
Ha, Mim.
تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ
Tenzilul-kitabi minel-lahil-’azizil-’alimi
Kjo shpallja e librit është prej All-llahut, fuqiplotit, gjithëdijshmit.
غَافِرِ ٱلذَّنۢبِ وَقَابِلِ ٱلتَّوۡبِ شَدِيدِ ٱلۡعِقَابِ ذِي ٱلطَّوۡلِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ إِلَيۡهِ ٱلۡمَصِيرُ
Gafiri edh-dhenbi we kabilit-tewbi shedidil-’ikabi dhit-tewli la ‘ilahe ‘illa huwe ‘ilejhil-mesiru
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.
مَا يُجَٰدِلُ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَلَا يَغۡرُرۡكَ تَقَلُّبُهُمۡ فِي ٱلۡبِلَٰدِ
Ma juxhadilu fi ‘ajati Ellahi ‘illal-ledhine keferu fela jegrurke tekallubuhum fil-biladi
Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۖ وَهَمَّتۡ كُلُّ أُمَّةِۭ بِرَسُولِهِمۡ لِيَأۡخُذُوهُۖ وَجَٰدَلُواْ بِٱلۡبَٰطِلِ لِيُدۡحِضُواْ بِهِ ٱلۡحَقَّ فَأَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ
Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin wel-’ehzabu min ba’dihim we hemmet kullu ‘ummetin biresulihim lije’hudhuhu we xhadelu bil-batili lijudhidu bihil-hekka fe’ehadhtuhum fekejfe kane ‘ikabi
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
وَكَذَٰلِكَ حَقَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ عَلَى ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ
We kedhelike hekkat kelimetu rabbike ‘alel-ledhine keferu ‘ennehum ‘eshabu en-nari
Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.
ٱلَّذِينَ يَحۡمِلُونَ ٱلۡعَرۡشَ وَمَنۡ حَوۡلَهُۥ يُسَبِّحُونَ بِحَمۡدِ رَبِّهِمۡ وَيُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَيَسۡتَغۡفِرُونَ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْۖ رَبَّنَا وَسِعۡتَ كُلَّ شَيۡءٖ رَّحۡمَةٗ وَعِلۡمٗا فَٱغۡفِرۡ لِلَّذِينَ تَابُواْ وَٱتَّبَعُواْ سَبِيلَكَ وَقِهِمۡ عَذَابَ ٱلۡجَحِيمِ
el-Ledhine jehmilunel-’arshe we men hewlehu jusebbihune bihemdi rabbihim we ju’uminune bihi we jestegfirune lilledhine ‘amenu rebbena wesi’te kulle shej’in rehmeten we ‘ilmæn fagfir lilledhine tabu we etteba’u sebileke we kihim ‘adhabel-xhehimi
"Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.