40. Gafir · Ajeti 12

سورة غافر
Përkthimi Sherif Ahmeti
12

ذَٰلِكُم بِأَنَّهُۥٓ إِذَا دُعِيَ ٱللَّهُ وَحۡدَهُۥ كَفَرۡتُمۡ وَإِن يُشۡرَكۡ بِهِۦ تُؤۡمِنُواْۚ فَٱلۡحُكۡمُ لِلَّهِ ٱلۡعَلِيِّ ٱلۡكَبِيرِ

Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është shpallje e Zotit Fuqiplotë e të Gjithëdijshëm. Zoti është që shlyen mëkatet, që pranon pendimet, që dhuron të mira pa masë. Është edhe ndëshkues i rreptë kundër kokëfortëve, por si po shihet është më shumë mëshirues se sa ndëshkues. Njeriu nuk duhet të mashtrohet me ato kënaqësi, që përjetojnë jobesimtarët në këtë jetë, ato janë pak dhe të përkohshme. Edhe popujt e hershëm si ai i Nuhut e të tjerë, nuk i besuan pejgamberët, u përpoqën t’i mposhtin, ta asgjësojnë të vërtetën, por i gjeti më e keqja, e ashtu do t’i gjejë edhe mekasit. Melaiket më të larta e besojnë, e madhërojnë Allahun, e disa njerëz e mbajnë veten lart, prandaj do të jenë në zjarr. Melaiket e lusin për besimtarët që t’ua falë gabimet dhe t’i shpërblejë me xhenet, por e lusin edhe për familjet e tyre, në mënyrë që të jenë edhe më të kënaqur, kur t'i kenë pranë vetes. Melaiket janë kujdestarë të Arshit dhe të çdo gjëje, ata i rregullojnë të gjitha çështjet në ekzistencë sipas urdhrit të Zotit. Idhujtarët nuk deshën ta besojnë Zotin një, sa ishin në këtë jetë, prandaj tërhoqën kundër vetes urrejtjen e Zotit, e kot është mjerimi kur ta shohin dënimin. Dy vdekjet janë: të vdekur para se të linden dhe kur merr fund jeta në ketë botë. Dy ngjalljet janë: