40. Gafir · ajete 14–17

سورة غافر
14

فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ

Fad’u Ellahe muhlisine lehu ed-dine we lew kerihel-kafirune

Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).

15

رَفِيعُ ٱلدَّرَجَٰتِ ذُو ٱلۡعَرۡشِ يُلۡقِي ٱلرُّوحَ مِنۡ أَمۡرِهِۦ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦ لِيُنذِرَ يَوۡمَ ٱلتَّلَاقِ

Refi’u ed-derexhati dhul-’arshi julki er-ruhe min ‘emrihi ‘ala men jesha’u min ‘ibadihi lijundhire jewmet-telaki

Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t'ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).

16

يَوۡمَ هُم بَٰرِزُونَۖ لَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِنۡهُمۡ شَيۡءٞۚ لِّمَنِ ٱلۡمُلۡكُ ٱلۡيَوۡمَۖ لِلَّهِ ٱلۡوَٰحِدِ ٱلۡقَهَّارِ

Jewme hum barizune la jehfa ‘ala Ellahi minhum shej’un limenil-mulkul-jewme lillahil-wahidil-kahhari

Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!

17

ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

el-Jewme tuxhza kullu nefsin bima kesebet la dhulmel-jewme ‘innall-llahe seri’ul-hisabi

Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.