We ‘endhirhum jewmel-’azifeti ‘idhil-kulubu ledal-henaxhiri kadhimine ma lildhdhalimine min hemimin we la shefi’in juta’u
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
‘Ewe lem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine kanu min kablihim kanu hum ‘eshedde minhum kuweten we ‘atharæn fil-’erdi fe’ehadhehumu Ellahu bidhunubihim we ma kane lehum mini Ellahi min wakin
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu nga mëshira e vet iu ka mundësuar njerëzve t’i shohin dhe t’i zbulojnë faktet, të cilat argumentojnë për fuqinë e Tij të pakufishme, por çdo sy dhe çdo mendje nuk është në gjendje t’i shohë e as t’i kuptojë ato, prandaj besimtarët, të cilët ia njohin cilësitë e Zotit, le ta adhurojnë Atë sinqerisht, edhe pse të tjerëve iu vjen keq për atë adhurim. Zoti, që është Sunduesi më i Lartë, i zoti i Arshit, ia jep shpalljen atij që do, e urdhëron që t’ua tërheqë vërejtjen për Ditën e Kijametit, për ditën që i tërë sundimi është në
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.