40. Gafir · ajete 22–24

سورة غافر
22

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Dhalike bi’ennehum kanet te’tihim rusuluhum bil-bejjinati fekeferu fe’ehadhehumu Ellahu ‘innehu kawijun shedidul-’ikabi

E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu nga mëshira e vet iu ka mundësuar njerëzve t’i shohin dhe t’i zbulojnë faktet, të cilat argumentojnë për fuqinë e Tij të pakufishme, por çdo sy dhe çdo mendje nuk është në gjendje t’i shohë e as t’i kuptojë ato, prandaj besimtarët, të cilët ia njohin cilësitë e Zotit, le ta adhurojnë Atë sinqerisht, edhe pse të tjerëve iu vjen keq për atë adhurim. Zoti, që është Sunduesi më i Lartë, i zoti i Arshit, ia jep shpalljen atij që do, e urdhëron që t’ua tërheqë vërejtjen për Ditën e Kijametit, për ditën që i tërë sundimi është në
23

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

We lekad ‘erselna musa bi’ajatina we sultanin mubinin

Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,

24

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ

‘Ila fir’awne we hamane we karune fekalu sahirun kedhdhabun

te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"