40. Gafir · ajete 24–28

سورة غافر
24

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ

‘Ila fir’awne we hamane we karune fekalu sahirun kedhdhabun

te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"

25

فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ

Felemma xha’ehum bil-hekki min ‘indina kalu ektulu ‘ebna’el-ledhine ‘amenu me’ahu we estehju nisa’ehum we ma kejdul-kafirine ‘illa fi delalin

Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".

26

وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ذَرُونِيٓ أَقۡتُلۡ مُوسَىٰ وَلۡيَدۡعُ رَبَّهُۥٓۖ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُبَدِّلَ دِينَكُمۡ أَوۡ أَن يُظۡهِرَ فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡفَسَادَ

We kale fir’awnu dheruni ‘ektul musa we lied’u rebbehu ‘inni ‘ehafu ‘en jubeddile dinekum ‘ew ‘en judhhire fil-’erdil-fesade

Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"

27

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِنِّي عُذۡتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُم مِّن كُلِّ مُتَكَبِّرٖ لَّا يُؤۡمِنُ بِيَوۡمِ ٱلۡحِسَابِ

We kale musa ‘inni ‘udhtu birebbi we rabbikum min kulli mutekebbirin la ju’uminu bijewmil-hisabi

Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"

28

وَقَالَ رَجُلٞ مُّؤۡمِنٞ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ يَكۡتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّيَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَآءَكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ وَإِن يَكُ كَٰذِبٗا فَعَلَيۡهِ كَذِبُهُۥۖ وَإِن يَكُ صَادِقٗا يُصِبۡكُم بَعۡضُ ٱلَّذِي يَعِدُكُمۡۖ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ كَذَّابٞ

We kale rexhulun mu’uminun min ‘ali fir’awne jektumu ‘imanehu ‘etektulune rexhulæn ‘en jekule rabbijel-lahu we kad xha’ekum bil-bejjinati min rabbikum we ‘in jeku kadhibæn fe’alejhi kedhibuhu we ‘in jeku sadikæn jusibkum ba’dul-ledhi ja’idukum ‘innall-llahe la jehdi men huwe musrifun kedhdhabun

Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t'ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës".