40. Gafir · ajete 31–33

سورة غافر
31

مِثۡلَ دَأۡبِ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَٱلَّذِينَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ وَمَا ٱللَّهُ يُرِيدُ ظُلۡمٗا لِّلۡعِبَادِ

Mithle de’bi kawmi nuhin we ‘adin we themude wel-ledhine min ba’dihim we mallahu juridu dhulmæn lil’ibadi

Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejt ndaj robërve.

32

وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ

We jakawmi ‘inni ‘ehafu ‘alejkum jewmet-tenadi

O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),

33

يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ

Jewme tuwellune mudbirine ma lekum minel-lahi min ‘asimin we men judlili Ellahu fema lehu min hadin

Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë tregim rreth Musait dhe faraonit, pos që përshkruhet përfundimi me shkatërrim i të marrëve, përshkruhet edhe heroizmi i një besimtari kundër mizorëve.