Jewme tuwellune mudbirine ma lekum minel-lahi min ‘asimin we men judlili Ellahu fema lehu min hadin
Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë tregim rreth Musait dhe faraonit, pos që përshkruhet përfundimi me shkatërrim i të marrëve, përshkruhet edhe heroizmi i një besimtari kundër mizorëve.
We lekad xha’ekum jusufu min kablu bil-bejjinati fema ziltum fi shekkin mimma xha’ekum bihi hetta ‘idha heleke kultum len jeb’athel-lahu min ba’dihi resulæn kedhalike judillu Ellahu men huwe musrifun murtabun
Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.