40. Gafir · ajete 32–45

سورة غافر
32

وَيَٰقَوۡمِ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ يَوۡمَ ٱلتَّنَادِ

We jakawmi ‘inni ‘ehafu ‘alejkum jewmet-tenadi

O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit),

33

يَوۡمَ تُوَلُّونَ مُدۡبِرِينَ مَا لَكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِنۡ عَاصِمٖۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ

Jewme tuwellune mudbirine ma lekum minel-lahi min ‘asimin we men judlili Ellahu fema lehu min hadin

Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që ta prapësojë prej jush dënimin e All-llahut. Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këtë tregim rreth Musait dhe faraonit, pos që përshkruhet përfundimi me shkatërrim i të marrëve, përshkruhet edhe heroizmi i një besimtari kundër mizorëve.
34

وَلَقَدۡ جَآءَكُمۡ يُوسُفُ مِن قَبۡلُ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا زِلۡتُمۡ فِي شَكّٖ مِّمَّا جَآءَكُم بِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَا هَلَكَ قُلۡتُمۡ لَن يَبۡعَثَ ٱللَّهُ مِنۢ بَعۡدِهِۦ رَسُولٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ مَنۡ هُوَ مُسۡرِفٞ مُّرۡتَابٌ

We lekad xha’ekum jusufu min kablu bil-bejjinati fema ziltum fi shekkin mimma xha’ekum bihi hetta ‘idha heleke kultum len jeb’athel-lahu min ba’dihi resulæn kedhalike judillu Ellahu men huwe musrifun murtabun

Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë.

35

ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡۖ كَبُرَ مَقۡتًا عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلۡبِ مُتَكَبِّرٖ جَبَّارٖ

el-Ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi bigajri sultanin ‘etahum kebure mektæn ‘indel-lahi we ‘indel-ledhine ‘amenu kedhalike jetba’u Ellahu ‘ala kulli kalbi mutekebbirin xhebbarin

Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojnë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.

36

وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰهَٰمَٰنُ ٱبۡنِ لِي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَبۡلُغُ ٱلۡأَسۡبَٰبَ

We kale fir’awnu ja hamanu ebni li serhæn le’alli ‘eblugul-’esbabe

E faraoni tha: "O Haman, ndërtoma një pyrg, e ndoshta do t'i gjejë rrugët."

37

أَسۡبَٰبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ فَأَطَّلِعَ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ كَٰذِبٗاۚ وَكَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِفِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ عَمَلِهِۦ وَصُدَّ عَنِ ٱلسَّبِيلِۚ وَمَا كَيۡدُ فِرۡعَوۡنَ إِلَّا فِي تَبَابٖ

‘Esbabe es-semawati fe’etteli’a ‘ila ‘ilehi musa we ‘inni le’edhunnuhu kadhibæn we kedhelike zujjine lifir’awne su’u ‘amelihi we sudde ‘ani es-sebili we ma kejdu fir’awne ‘illa fi tebabin

"Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është rrenës". Dhe ashtu, faraonit iu duk e mirë vepra e tij e keqe dhe u shmang prej rrugës së drejtë, kështu që parashikimet e faraonit ishin të asgjësuara.

38

وَقَالَ ٱلَّذِيٓ ءَامَنَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُونِ أَهۡدِكُمۡ سَبِيلَ ٱلرَّشَادِ

We kalel-ledhi ‘amene ja kawmi ettebi’uni ‘ehdikum sebile er-reshadi

Ai që kishte besuar tha: "O populli im, ejani pas meje, e unë t'ju udhëzoj në rrugën e drejtë!"

39

يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا مَتَٰعٞ وَإِنَّ ٱلۡأٓخِرَةَ هِيَ دَارُ ٱلۡقَرَارِ

Ja kawmi ‘innema hedhihil-heja etu ed-dunja meta’un we ‘innel-’ahirete hije darul-karari

O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.

40

مَنۡ عَمِلَ سَيِّئَةٗ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَاۖ وَمَنۡ عَمِلَ صَٰلِحٗا مِّن ذَكَرٍ أَوۡ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَدۡخُلُونَ ٱلۡجَنَّةَ يُرۡزَقُونَ فِيهَا بِغَيۡرِ حِسَابٖ

Men ‘amile sejji’eten fela juxhza ‘illa mithleha we men ‘amile salihæn min dhekerin ‘ew ‘untha we huwe mu’uminun fe’ula’ike jedhulunel-xhennete jurzekune fiha bigajri hisabin

Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë.

41

۞ وَيَٰقَوۡمِ مَا لِيٓ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلنَّجَوٰةِ وَتَدۡعُونَنِيٓ إِلَى ٱلنَّارِ

We jakawmi ma li ‘ed’ukum ‘ila en-nexhæti we ted’uneni ‘ila en-nari

Dhe, o populli im, ç'është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarr?

42

تَدۡعُونَنِي لِأَكۡفُرَ بِٱللَّهِ وَأُشۡرِكَ بِهِۦ مَا لَيۡسَ لِي بِهِۦ عِلۡمٞ وَأَنَا۠ أَدۡعُوكُمۡ إِلَى ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡغَفَّٰرِ

Ted’uneni li’kfure billahi we ‘ushrike bihi ma lejse li bihi ‘ilmun we ‘ena ‘ed’ukum ‘ilal-’azizil-gaffari

Më thirrni ta mohoj All-llahun dhe adhuroj atë që nuk di asgjë për të, ndërsa unë ju thërras për te i gjithfuqishmi, mëkatfalësi!

43

لَا جَرَمَ أَنَّمَا تَدۡعُونَنِيٓ إِلَيۡهِ لَيۡسَ لَهُۥ دَعۡوَةٞ فِي ٱلدُّنۡيَا وَلَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ وَأَنَّ مَرَدَّنَآ إِلَى ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡمُسۡرِفِينَ هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ

La xhereme ‘ennema ted’uneni ‘ilejhi lejse lehu da’wetun fi ed-dunja we la fil-’ahireti we ‘enne mereddena ‘ila Ellahi we ‘ennel-musrifine hum ‘eshabu en-nari

Është e vërtetë se atij tek i cili më thirrni ju mua, nuk i takon adhurimi as në Dunja as në botën tjetër dhe se e ardhmja jonë është te All-llahu, e s'ka dyshim se të larguarit prej rrugës së drejtë, ata janë banues të zjarrit.

44

فَسَتَذۡكُرُونَ مَآ أَقُولُ لَكُمۡۚ وَأُفَوِّضُ أَمۡرِيٓ إِلَى ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ

Fesetedhkurune ma ‘ekulu lekum we ‘ufewwidu ‘emri ‘ila Ellahi ‘innall-llahe besirun bil-’ibadi

"Juve do t'ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!"

45

فَوَقَىٰهُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِ مَا مَكَرُواْۖ وَحَاقَ بِـَٔالِ فِرۡعَوۡنَ سُوٓءُ ٱلۡعَذَابِ

Fewekahu Ellahu sejji’ati ma mekeru we haka bi’ali fir’awne su’ul-’adhabi

Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.