Kedhdhebet kablehum kawmu nuhin wel-’ehzabu min ba’dihim we hemmet kullu ‘ummetin biresulihim lije’hudhuhu we xhadelu bil-batili lijudhidu bihil-hekka fe’ehadhtuhum fekejfe kane ‘ikabi
Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?
el-Ledhine jehmilunel-’arshe we men hewlehu jusebbihune bihemdi rabbihim we ju’uminune bihi we jestegfirune lilledhine ‘amenu rebbena wesi’te kulle shej’in rehmeten we ‘ilmæn fagfir lilledhine tabu we etteba’u sebileke we kihim ‘adhabel-xhehimi
"Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan (duke thënë): "Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehennemit!
Rebbena we ‘edhilhum xhennati ‘adnin elleti we’adtehum we men selehe min ‘aba’ihim we ‘ezwaxhihim we dhurrijatihim ‘inneke ‘entel-’azizul-hekimu
Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!