Kalu ‘ewe lem teku te’tikum rusulukum bil-bejjinati kalu bela kalu fad’u we ma du’a’ul-kafirine ‘illa fi delalin
Ata u thonë: "A nuk u patën arrdhur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta?" Ata përgjigjen: "Po (na kanë ardhur)!". "E pra, (u thotë roja) lutuni ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!"
‘Innel-ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi bigajri sultanin ‘etahum ‘in fi sudurihim ‘illa kibrun ma hum bibaligihi fasta’idh billahi ‘innehu huwe es-semi’ul-besiru
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.
We ma jestewil-’a’ma wel-besiru wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati we lal-musi’u kalilæn ma tetedhekkerune
Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim.
We kale rebbukum ed’uni ‘estexhib lekum ‘innel-ledhine jestekbirune ‘an ‘ibadeti sejedhulune xhehenneme dahirine
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-lejle liteskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘innall-llahe ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ekthere en-nasi la jeshkurune
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.