We kale rebbukum ed’uni ‘estexhib lekum ‘innel-ledhine jestekbirune ‘an ‘ibadeti sejedhulune xhehenneme dahirine
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-lejle liteskunu fihi we en-nehare mubsiræn ‘innall-llahe ledhu fedlin ‘ala en-nasi we lekinne ‘ekthere en-nasi la jeshkurune
All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-’erde kararæn we es-sema’e bina’en we sewwerekum fe’ehsene suwerekum we rezekakum minet-tejjibati dhelikumu Ellahu rebbukum fetebarekel-lahu rebbul-’alemine
All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
Ai është i përjetshmi, s'ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
Kul ‘inni nuhitu ‘en ‘a’budel-ledhine ted’une min duni Ellahi lemma xha’enijel-bejjinatu min rabbi we ‘umirtu ‘en ‘uslime lirebbil-’alemine
Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t'i dorëzohem Zotit të çdo krijese".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti i Madhëruar nga mëshira e vet parashtron skenën e mëkatarëve, kur në xhehenem do të grinden mes tyre, kur do të përpiqen t’ia hudhin fajin njëri-tjetrit, kur iu drejtohen engjëjve kujdestarë, që ata ta lusin Zotin, që t’ua lehtësojë sadopak vuajtjet, e më në fund shihet qartë, se lutja e tradhtarit nuk merret parasysh. Këtë pasqyrë të së vërtetës së ardhshme e paraqet përmes Kuranit, në mënyrë që njerëzit të ndihmohen më herët, që ta gjejnë rrugën e drejtë, nëse duan, pse në Ditën e Gjykimit nuk pranohen
Huwel-ledhi halekakum min turabin thumme min nutfetin thumme min ‘alekatin thumme juhrixhukum tiflæn thumme liteblugu ‘eshuddekum thumme litekunu shujuhæn we minkum men juteweffa min kablu we liteblugu ‘exhelæn musemmen we le’allekum ta’kilune
Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.