← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

40. Gafir · Ajeti 61 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 40:47–40:66

Zoti i madhëruar nga mëshira e vet parashtron skenën e mëkatarëve, kur në xhehenem do të grinden mes vete, kur do të përpiqen t'i hudhin fajin njëri-tjetrit, kur u drejtohen engjëjve kujdestarë që ata ta lusin Zotin që t'ua lehtësojë sadopak vuajtjet, e më në fund shihet qartë se lutja e tradhtarit nuk merret parasysh. Këtë pasqyrë të së vërtetës së ardhshme, e paraqet përmes Kur'anit, ashtu që njerëzve t'u ndihmohet më herët që ta gjejnë rrugën e drejtë, nëse duan, pse në ditën e gjykimit nuk pranohen arsyetimet.

Ndihma e Zotit gjithnjë ka qenë dhe mbetet në anën e pejgamberëve dhe të besimtarëve, edhe në dynja e edhe në Ahiret, andaj besimtarët duhet te jenë të durueshëm, të kërkojnë faljen e mëkateve, ta madhërojnë Zotin vazhdimisht, e të mos u vënë veshin atyre që nga mendjemadhësia nuk duan ta pranojnë Kur'anin që u thotë se do të ringjallen e do të japin llogari për vepra. Ai Zot që pati fuqi të krijojë qiej e tokë, pa kurrfarë gjedhe dhe pa ndihmën e askujt, a nuk ka mundësi t'i ringjallë njerëzit"

Kush i lutet Zotit, Ai ia pranon lutjen, e kush e ndien veten të panevojë t'i lutet, ata do të hyjnë në xhehenem të zvogëluar (si të ishin thnegla), e kjo si kundërmasë e mendjemadhësisë së tyre.

Edhe pse të gjitha të mirave që Zoti ua dhuroi njerëzve, disa sish nuk janë mirënjohës ndaj Tij, por janë të mashtruar, pse pos Allahut të përjetshëm, çdo send tjetër është i zhdukshëm, ndaj vetëm Atij duhet mbështetur, adhuruar e madhëruar, e jo sendeve të kota.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 40:61–40:65

- “Është Allahu Ai që natën e bëri për ju për të pushuar dhe ditën e bëri të ndritshme.” - Allahu i Lartësuar u bën me dije krijesave mirësitë e Tij të mëdha, mes të cilave edhe fakti që Ai bëri për ta natën, në të cilën ata të gjejnë prehje dhe qetësim. Ata çlodhen pas veprimtarisë së ditës, në kërkim të të mirave e nevojave jetësore. Ai e bëri për ta ditën të ndritshme, në mënyrë që ata të shohin, të lëvizin, të udhëtojnë dhe të punojnë, për të fituar të mirat e Zotit, të krijuara për ta në këtë botë. - “Allahu është Bamirës i madh për nje - rëzit, por shumica e njerëzve nuk falë - nderojnë.” - Ata nuk përmbushin detyrën e të qenit falënderues ndaj mirësive të Zotit. - “I tillë është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka të adhuruar me meritë, përveç Tij.” - Ai i Cili i ka bërë këto gjëra, i ka krijuar ato për ju dhe në të mirën tuaj, është i vetmi i Adhuruar me meritë. Nuk ekziston asnjë i adhuruar tjetër dhe nuk ka Zot, Krijues e Kujdestar për krijesat, veç Allahut Krenar dhe të Lartësuar. - “Atëherë, si i largoheni së vërtetës? ” - Si është e mundur që ju të adhuroni, të madhëroni, të doni me gjithë shpirt dhe t’i nënshtroheni diçkaje që nuk mund të krijojë asgjë. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, është krijesë. Ju adhuroni krijesa të gdhendura, që nuk kanë asnjë lloj mirësie apo mundësi të largojnë ndonjë të keqe. - “Kështu sprapsen ata që i mohojnë argumentet e Allahut. ” - Ashtu sikurse humbën rrugën këta, duke adhuruar krijesa, po kështu humbën edhe popujt para tyre, duke adhuruar diçka tjetër veç Allahut, pa asnjë lloj argumenti dhe fakti prej Zotit, të shpallur prej Tij, por thjesht nga injoranca dhe duke pasuar dëshirat e tyre. Të gjithë ata refuzuan argumentet, mrekullitë dhe shpalljet që Allahu u dha profetëve. - “Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim ...” - E bëri Tokën që të jetë vendqëndrim i rregullt për ju. - “... e qiellin çati. ” – Ai e bëri qiellin si mbulesë për botën, një mbulesë mbrojtëse nga çdo rrezik. - “Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj ...” - Allahu i Lartësuar thotë në ajetin tjetër: “Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” [Tin 4]. - “... dhe ju begatoi me të mira. ” - Është Ai që ju furnizon me ushqim e pije të këndshme. Pra Ai e krijoi k ëtë vend ku jetojmë në këtë dynja, ai i krijoi banor ët e kësaj dynjaje dhe po Ai e krijoi rizkun e tyre. Allahu është Krijuesi e Furnizuesi i vetëm i krijesave. Sikurse ka th ënë në suren El bekare: “O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi ju dhe ata që ishin para jush që të bëheni të devotshëm! (Allahu është) Ai që tokën e bëri shtrat (vendbanim) për ju dhe qiellin kulm (mburojë); që prej qiellit ju

lëshon ujë, nëpërmjet të cilit ju siguron lloje frytesh, si furnizim për ju. Atëherë mos adhuroni askënd tjetër përveç Allahut kur ju e dini (të vërtetën) !” [Bekare 21, 22]. Ndërsa në këto ajete, pasi na tregoi se është Ai krijuesi i çdo gjëje tha: - “I tillë është Allahu, Zoti juaj. I lartë - suar qoftë Allahu, Zoti i botëve! ” - I shenjtë, i pastër dhe i dëlirë është Allahu, Zoti i botërave. - “Ai është i Gjalli (i Përjetshmi).” - Ai është i Gjalli pa fillim dhe pa mbarim. Ai ishte, është dhe do të jetë përjetësisht i Gjalli i Përjetshmi. Ai është i pari dhe i fundit, siç thuhet në ajetin tjetër: “ Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti dhe Ai di çdo gjë. ” [Hadid 3]. - “Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij.” - Allahu është i vetmi që e meriton adhurimin, dashurinë, madhërimin dhe nënshtrimin e krijesave. Ai është i vetmi i Adhuruar dhe asgjë tjetër nuk lejohet të adhurohet. - “Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta!” - Lutjuni Allahut, duke e besuar Atë si një të vetëm dhe duke pohuar dhe qenë të bindur se Ai meriton të gjitha adhurimet, dashu - rinë, madhërimin dhe nënshtrimin tuaj të plotë. - “Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë!” - Ai është i vetmi Krijues, Administruesi dhe Rregulluesi i çështjeve të krijesave. Ibn Abasi ka thënë: Kush thotë “ La ilahe il -l’Allah”, menjëherë pas saj të thotë: “ Elhamdulilahi Rabil Alemin”, dhe pikërisht për këtë flet ajeti i Allahut të Lartësuar kur thotë: “Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta! Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të Gjithësisë!”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 40:61–40:65

Medito pak në këto ajete të mrekullueshme, që flasin për mëshirën e gjerë të Allahut dhe për mirësinë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ato tregojnë se është detyrim mirënjohja ndaj Atij që na i dhuroi këto mirësi. E si të mos e lavdërosh e t’i tregosh mirënjohje Atij, që është absolut në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe përkujdeset Vetë për krijesat e Tij. Ai është i Plotë, Absolut, i Gjallë e i Përjetshëm. Ai ka cilësi të plota e absolute në çdo aspekt, prandaj edhe meriton të lavdërohet, të madhërohet, të duhet me gjithë shpirt dhe t’i nënshtrohesh plotësisht. Ai është i lavdëruar për cilësitë e Tij të plota e të bukura, për veprat e Tij, të cilat janë të gjitha të mira. Ai është i lavdëruar edhe për krijimin, sundimin e përkujdesjen e Tij të plotë mbi krijesat e Tij. Ai është i

vetëm në këtë pozitë dhe lartësi. Allahu është i vetmi Krijues, Sundues, Zotërues dhe Administrues i çështjeve të krijesave të Tij. Çdo gjë që ndodh në botën qiellore e atë tokësore, në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen janë tërësisht dhe vetëm në dorën e Zotit e nën pushtetin e Tij. Askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë grimcë pushteti në dynja apo në ahiret. Të gjithë janë krijesa të dobëta, nevojtare, të nënshtruara e të përulura nën pushtetin e Absolutit. Atëherë, duke qenë i vetmi me këto atribute, Allahu duhet të jetë i vetmi i Adhuruar. Vetëm Allahu duhet të adhurohet, pra, të duhet, të madhërohet dhe vetëm Atij duhet t’i nënshtrohesh e t’i përulesh tërësisht, me bindje e përkushtim. Nëse vërtet ia njohim këto cilësi dhe merita Zotit, nga kjo, në zemrën e besimtarit, do të lindë njohja e thellë për Zotin dhe shtimi i diturisë rreth Tij, do të lindë dashuria, frikërespekti, madhërimi për Të, ashtu si do të ndriçojë shpresa për takimin me Të. Medito pak mbi këtë çështje! Njohja e drejtë e Zotit dhe adhurimi i Tij janë dy qëllimet kryesore për të cilat Zoti i krijoi njerëzit e krijesat në përgjithësi. Me fjalë të tjera, Allahu i ka krijuar robtë e Tij thjesht që ta njohin dhe t’i shprehin Atij adhurimin e plotë. 7 Angazhimi për arritjen e këtyre dy qëllimeve të larta garanton mirësi, sukses e fitore në dynja e në ahiret. Ato janë dhurata më e madhe që Zoti u ka ofruar dhe mundësuar krijesave. Ato janë lumturia më e madhe që mund të shijojë dikush në këtë dynja dhe, pa dyshim, rruga e vetme drejt mirësisë së përjetshme në ahiret. Nëse i ke ato të dyja, ke arritur çdo mirësi e begati, e nëse nuk i ke, atëherë të ka ikur prej duarsh mirësia dhe ke rënë në humnerën e të këqijave. E lus Allahun e Lartësuar që të na i mbushë zemrat me njohje të thella dhe të vërteta rreth Tij dhe me dashurinë për Të. Le të bëjë Allahu i Madhëruar që të gjitha lëvizjet e ndjenjat tona, të dukshmet dhe të fshehtat, të jenë tërësisht dhe sinqerisht vetëm për Të dhe për kënaqësinë e Tij! Le t’i bëjë veprat tona të sinqerta për Të dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Me të vërtetë, asnjë kërkesë nuk është e madhe për Allahun dhe askush nuk zhgënjehet kur troket në portën e Tij dhe i përgjërohet Atij. Më tej, i Madhëruari thotë: - “Është Allahu Ai që natën e bëri për ju për të pushuar...” – Kuptimi: Allahu i Madhëruar e bëri të errët natën, për të mirën tuaj e si mëshirë për ju, me qëllim që ju të pushoni pas aktivitetit të ditës, i cili, nëse do të ishte i pandërprerë, do t’ju shkatërronte. Ju shkoni natën në shtrat dhe Allahu i Madhëruar hedh mbi ju gjumin, që trupi dhe zemrat tuaja të qetësohen. Gjumi është një domosdoshmëri e jetës së njeriut, pa të cilin ai nuk mund të jetojë. Gjatë natës, gjithashtu, të dashurit gjejnë prehjen tek njëri tjetri. Nata u shërben të gjithëve për t’u çlodhur dhe për të rimarrë forcat që u nevojiten që të jetojnë ditën në vazhdim. - “...dhe ditën e bëri të ndritshme (për të parë).” - Kuptimi: Allahu i Madhëruar e bëri ditën të ndritshme nëpërmjet diellit, që lëviz në orbitën e tij. Kur rrezet e diellit shkëlqejnë, ju ngriheni nga shtrati, për t’u marrë me angazhimet e fesë dhe të kësaj dynjaje. Dikush e fillon ditën duke përkujtuar Zotin dhe duke lexuar Librin e Tij, dikush duke falur namaz, dikush duke studiuar, dikush me tregti, dikush me zanatin e vet. Shumë të tjerë nisen për udhëtim, në tokë a në det, të tjerë kujdesen për bujqësinë e bagëtinë e tyre etj. - “Allahu është Bamirës i madh për njerëzit,...” - Allahu u ka dhuruar shumë mirësi njerëzve. Është Ai që u ka mundësuar atyre mirësitë e përmendura në këto ajete dhe shumë e shumë të tjera. Allahu i Madhëruar përkujdeset për ta edhe duke larguar prej tyre shumë rreziqe e fatkeqësi. Ky fakt duhet t’i bëjë njerëzit që të jenë mirënjohës ndaj Tij dhe ta kujtojnë e lavdërojnë Dhuruesin e madh e Bujar. Por, megjithatë: - “...por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.” - Ata nuk tregohen mirënjohës, për shkak të injorancës dhe padrejtësisë, që ka zënë vend brenda tyre.

Të pakët janë mirënjohësit, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “Pak nga robtë e Mi janë mirënjohës.” [Sebe’e 13]. Mirënjohës janë vetëm njerëzit e vetëdijshëm për mirësitë e dhuruara nga i Madhëruari. Ata i nënshtrohen me përunjësi Allahut, duke i shprehur dashurinë dhe madhërimin e tyre për Të. Mirësitë që u ka dhënë Zoti i tyre Bujar, ata i shfrytëzojnë e shpenzojnë vetëm për ta adhuruar Atë, për t’iu bindur Atij dhe për ta kënaqur Atë. Fjalët, veprat dhe sjellja e tyre shprehin mirënjohje ndaj të Adhuruarit. - “I tillë është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij.” - Ai i Cili ju ka falur të gjitha mirësitë dhe përkujdeset për ju është vetëm Allahu i Madhëruar. Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues e Përkujdesës dhe i vetmi që meriton adhurimin e përkushtimin tuaj të plotë. Mirësitë e shumta të dhuruara prej Tij janë shenjë se Ai është i vetmi Zot, ndërsa mirënjohja dhe lavdërimi që Ai meriton për këto mirësi dhe për cilësitë e Tij të mrekullueshme tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin. - “Atëherë, si i largoheni së vërtetës?” – Pasi i Madhëruari pohoi zotërimin dhe sundimin absolut të Tij, Ai urdhëron që ta adhurojmë si Një të vetëm, duke thënë: Si i largoheni adhurimit të Tij, pa i bërë shok e ortak?! Si nuk i përkushtoheni vetëm Atij, pasi ju solli argumente dhe jua ndriçoi rrugën?! - “Kështu sprapsen ata që i mohojnë argumentet e Allahut.” - Largimi prej adhurimit të Allahut të Madhëruar ndodh si një ndëshkim i drejtë për ata që shpërfillin dhe refuzojnë të pranojnë ajetet dhe argumentet e Tij, apo që luftojnë profetët e Tij. Me fjalë të tjera, për shkak të mohimit të Shpalljes së Zotit dhe armiqësisë ndaj profetëve e përhapësve të së vërtetës, ata devijohen dhe privohen nga teuhidi dhe nga sinqeriteti ndaj Allahut, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri -tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. Allahu ua ka larguar zemrat (nga drita) , sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin.” [Teube 127]. - “Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim...” – Allahu i Madhëruar e bëri Tokën një vend të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm, që njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre. Ata mund ta punojnë tokën, ta plugojnë, ta mbjellin, të ndërtojnë banesat mbi të ose të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në të. “...e qiellin çati.” – Domethënë, e bëri qiellin si çati mbrojtëse për tokën, ku ju qëndroni e jetoni. Allahu i Madhëruar ka vendosur në qiell çdo gjë të domosdoshme për jetën në tokë. Ai i ka bërë yjet e qiellit si orientues, nëpërmjet të cilëve ju udhëzoheni kur është errësirë në tokë apo në det. - “Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj...” – Asnjë krijesë e gjallë nuk ka pamje më të bukur e më të mirë se njeriu, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të mirë.” [Tin 4]. Nëse dëshiron të njohësh dhe të kuptosh bukurinë dhe plotësimin e

njeriut, si dhe urtësitë e Allahut të Lartësuar në krijimin e Tij, vështroje atë me kujdes, gjymtyrë për gjymtyrë. A mund të gjesh ndonjë prej tyre që nuk është në vendin e vet apo të papërshtatshme për atë pozicion? Medito pak edhe për tërheqjen e zemrave të njerëzve kundrejt njëra -tjetrës: a ndodh kjo me krijesat e tjera? Shiko se si e ka dalluar Zoti njeriun mbi të tjerët, duke i dhënë mendje, forcë, arsyetim, iman, dashuri për Zotin dhe aftësi për të nxënë dituri. Këto janë disa nga dhuntitë që i Madhëruari u ka falur njerëzve, krijesave më të bukura. - “...dhe ju begatoi me të mira.” - Këtu përfshihen të gjitha mirësitë: ushqimi, pija, veshja, marrëdhëniet intime, kënaqësitë e shikueshme, të dëgjueshme etj., të cilat Zoti ua mundësoi robve të Tij për t’i patur dhe shfrytëzuar. Është Ai që ua lehtësoi edhe rrugët e arritjes së këtyre mirësive. Prej mirësive të Allahut është edhe fakti që Ai i ndaloi ata nga çdo ligësi e dëmshme dhe e pisët, që u cenon apo prish mirësitë e tyre, që u dëmton trupin, zemrën, shpirtin, fenë dhe besimin e tyre. - “I tillë është Allahu, Zoti juaj.” - Ai i Cili kujdeset për ju, Ai që ju fal gjithë këto mirësi dhe Ai që rregullon të gjitha çështjet tuaja është vetëm Allahu. Ai është i vetmi i Adhuruar, i vetmi Krijues dhe Zotërues i çështjeve. - “I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve!” - U madhëroftë dhe u shtofshin mbi ne mirësitë dhe begatitë e Tij! Ai kujdeset për të gjithë botën me bujarinë dhe bamirësinë e Tij. - “Ai është i Gjalli (i Përjetshmi) .” - Allahu është i Gjalli, të Cilit i takon jeta e plotë dhe absolute, e cila presupozon që Ai të jetë i plotë në cilësitë e Qenien e Tij, pa të cilat nuk do të konsiderohej si i Gjallë me jetë të plotë dhe absolute. Ai është i Plotë e Absolut në të gjitha atributet e Tij, si shikimi, dëgjimi, pushteti, dituria, të folurit etj. - “Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta! ” - Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut të Madhërishëm e të Lavdëruar, prandaj vetëm Atij lutjuni! Lutja është adhurim dhe adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet dikujt tjetër veç Allahut. Qoftë lutjet që shprehen me kërkesa të drejtpërdrejta, qoftë lutjet që shprehen me adhurim, të dyja llojet e lutjes i drejtohen veçse Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: “...vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta!” - pra, duke ia përkushtuar tërësisht dhe vetëm Atij fenë e besimin. Me çdo adhurim e lutje, me çdo fjalë e vepër, duhet të synohet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, sikurse ka thënë Ai në një ajet tjetër: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine 5]. - “I Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i Gjithësisë!” - Të gjitha lëvdatat, mirënjohja dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Lavdërimi dhe mirënjohja ndaj Tij bëhen me fjalë, duke e lavdëruar dhe kujtuar Atë me llojet e ndryshme të dhikrit, si edhe me vepra. Të gjitha llojet e adhurimeve duhet t’i përkushtohen veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq në meritën e adhurimit. Ai është i vetmi që meriton adhurimet dhe lavdërimet, sepse Ai ka emrat dhe cilësitë më të plota dhe më të larta, dhe sepse veprat e Tij janë të gjitha të drejta, plot mëshirë, bamirësi e bujari. Allahu është Dhuruesi i të gjitha mirësive të dynjasë dhe të ahiretit.

← Gafir 40:61