40. Gafir · ajete 68–73

سورة غافر
68

هُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ

Huwel-ledhi juhji we jumitu fe’idha kada ‘emræn fe’innema jekulu lehu kun fejekunu

Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.

69

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصۡرَفُونَ

‘Elem tera ‘ilal-ledhine juxhadilune fi ‘ajati Ellahi ‘enna jusrefune

A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?

70

ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلۡكِتَٰبِ وَبِمَآ أَرۡسَلۡنَا بِهِۦ رُسُلَنَاۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

el-Ledhine kedhdhebu bil-kitabi we bima ‘erselna bihi rusulena fesewfe ja’lemune

Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.

71

إِذِ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ وَٱلسَّلَٰسِلُ يُسۡحَبُونَ

‘Idhil-’eglalu fi ‘a’nakihim we es-selasilu jushebune

Atyre do t'u vihen prangat dhe zingjirët në qafat e tyre e do të zhyten,

72

فِي ٱلۡحَمِيمِ ثُمَّ فِي ٱلنَّارِ يُسۡجَرُونَ

Fil-hemimi thumme fi en-nari jusxherune

në ujin e valë dhe pastaj do të digjen në zjarr.

73

ثُمَّ قِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تُشۡرِكُونَ

Thumme kile lehum ‘ejne ma kuntum tushrikune

Mandej atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit."