Min duni Ellahi kalu dellu ‘anna bel lem nekun ned’u min kablu shej’æn kedhalike judillu Ellahul-kafirine
"Pos All-llahut?" Ata thonë: "Na kanë humbur sysh, por jo, ne nuk kemi qenë që kemi adhuruar më parë ndonjë send!" Ja, kështu All-llahu i humb jobesimtarët.
Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.
We lekad ‘erselna rusulæn min kablike minhum men kasesna ‘alejke we minhum men lem neksus ‘alejke we ma kane liresulin ‘en je’tije bi’ajetin ‘illa bi’idhni Ellahi fe’idha xha’e ‘emru Ellahi kudije bil-hekki we hasire hunalikel-mubtilune
Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.
‘Efelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim kanu ‘ekthere minhum we ‘eshedde kuweten we ‘atharæn fil-’erdi fema ‘egna ‘anhum ma kanu jeksibune
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.