40. Gafir · ajete 77–82

سورة غافر
77

فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞۚ فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعۡضَ ٱلَّذِي نَعِدُهُمۡ أَوۡ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ

Fasbir ‘inne wa’del-lahi hekkun fe’imma nurijenneke ba’del-ledhi na’iduhum ‘ew neteweffejenneke fe’ilejna jurxha’une

Ti pra bëhu i durueshëm; premtimi i All-llahut është i vërtetë. E Ne ose do të bëjmë të shohish diçka nga ajo që u premtojmë atyre, ose do ta marrim jetën (pa parë asgjë), e ata vetëm te Ne do të kthehen.

78

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلٗا مِّن قَبۡلِكَ مِنۡهُم مَّن قَصَصۡنَا عَلَيۡكَ وَمِنۡهُم مَّن لَّمۡ نَقۡصُصۡ عَلَيۡكَۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأۡتِيَ بِـَٔايَةٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ فَإِذَا جَآءَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قُضِيَ بِٱلۡحَقِّ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلۡمُبۡطِلُونَ

We lekad ‘erselna rusulæn min kablike minhum men kasesna ‘alejke we minhum men lem neksus ‘alejke we ma kane liresulin ‘en je’tije bi’ajetin ‘illa bi’idhni Ellahi fe’idha xha’e ‘emru Ellahi kudije bil-hekki we hasire hunalikel-mubtilune

Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.

79

ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمَ لِتَرۡكَبُواْ مِنۡهَا وَمِنۡهَا تَأۡكُلُونَ

Ellahul-ledhi xhe’ale lekumul-’en’am literkebu minha we minha te’kulune

All-llahu është Ai që për ju i krijoi kafshët që disave t'u hipni e prej disave të ushqeheni.

80

وَلَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ وَلِتَبۡلُغُواْ عَلَيۡهَا حَاجَةٗ فِي صُدُورِكُمۡ وَعَلَيۡهَا وَعَلَى ٱلۡفُلۡكِ تُحۡمَلُونَ

We lekum fiha menafi’u we liteblugu ‘alejha haxheten fi sudurikum we ‘alejha we ‘alel-fulki tuhmelune

Ju prej tyre keni edhe dobi të tjera dhe që përmes tyre t'i plotësoni nevojat tuaja, duke hipur në to dhe me anë të anijeve barteni (udhëtoni).

81

وَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَأَيَّ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُنكِرُونَ

We jurikum ‘ajatihi fe’ejje ‘ajati Ellahi tunkirune

Dhe Ai është që ju mundësoi t'i shihni argumentet e Tij; e cilin, pra prej argumenteve të All-llahut e mohoni?

82

أَفَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُوٓاْ أَكۡثَرَ مِنۡهُمۡ وَأَشَدَّ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَمَآ أَغۡنَىٰ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ

‘Efelem jesiru fil-’erdi fejendhuru kejfe kane ‘akibetul-ledhine min kablihim kanu ‘ekthere minhum we ‘eshedde kuweten we ‘atharæn fil-’erdi fema ‘egna ‘anhum ma kanu jeksibune

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shikojnë se si përfunduan ata që ishin më parë, të cilët ishin edhe më shumë prej tyre dhe më të fortë për nga forca e ndikimi në tokë, por ajo që fituan nuk u ndihmoi asgjë.