وَنَجَّيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ
Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani i shpallur prej Zotit Mëshirues është begati e madhe për njerëz, është libër që shkoqit të gjitha çështjet e jetës në mënyrë shumë të qartë. Qëllimi i tij është që njerëzit t’i vërë në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Mirëpo idhujtarët edhe pse Kurani ishte në gjuhën e tyre arabe, nuk deshën ta dëgjojnë me vëmendje, e aq më tepër thoshin, se nuk po na hyn në zemër, nuk po e dëgjojmë me vesh dhe refuzuan mësimet e tij. Përmendet krijimi i tokës brenda dy ditëve, rregullimi i begative të saj, siç janë kodrat që mbajnë ekuilibrin e tokës, lumenjtë, bimët dhe i të gjitha atyre që i nevojiten jetesës së gjallesave në të për dy ditë, e edhe krijimi e rregullimi i qiejve për dy ditë, në mënyrë që i tërë krijimi është kryer për gjashtë ditë, si përmendet edhe në ajete të tjera të Kuranit. Për tokën përmenden dy periudha, ajo e krijimit të materies dhe ajo e rregullimit të saj. Për qiejt përmendet thënia: Pastaj, mandej (thumme) e që mund të mendohet, se qiejt u krijuan pas tokës. Kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: fjala, pastaj, mandej (thumme), nuk ka qëllim periodik kohe të mëvonshme, por ka si qëllim renditje në të përmendur, që do të thotë: përmendet një send e pastaj përmendet edhe një send, që të dy janë të një kohe, vetëm se njëri përmendet pas tjetrit. Ose krijimi i materies së tokës dhe të qiellit u bë më parë, kurse rregullimi i tokës më vonë. Ditët e përmendura sigurisht kanë të bëjnë me periudha për të cilat i di vetëm Zoti. jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat, se Allahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.