41. Fusilet · ajete 18–23

سورة فصّلت
18

وَنَجَّيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

We nexhxhejnal-ledhine ‘amenu we kanu jettekune

Ndërkaq, Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani i shpallur prej Zotit Mëshirues është begati e madhe për njerëz, është libër që shkoqit të gjitha çështjet e jetës në mënyrë shumë të qartë. Qëllimi i tij është që njerëzit t’i vërë në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Mirëpo idhujtarët edhe pse Kurani ishte në gjuhën e tyre arabe, nuk deshën ta dëgjojnë me vëmendje, e aq më tepër thoshin, se nuk po na hyn në zemër, nuk po e dëgjojmë me vesh dhe refuzuan mësimet e tij. Përmendet krijimi i tokës brenda dy ditëve, rregullimi i begative të saj, siç janë kodrat që mbajnë ekuilibrin e tokës, lumenjtë, bimët dhe i të gjitha atyre që i nevojiten jetesës së gjallesave në të për dy ditë, e edhe krijimi e rregullimi i qiejve për dy ditë, në mënyrë që i tërë krijimi është kryer për gjashtë ditë, si përmendet edhe në ajete të tjera të Kuranit. Për tokën përmenden dy periudha, ajo e krijimit të materies dhe ajo e rregullimit të saj. Për qiejt përmendet thënia: Pastaj, mandej (thumme) e që mund të mendohet, se qiejt u krijuan pas tokës. Kjo çështje mund të zgjidhet në dy mënyra: fjala, pastaj, mandej (thumme), nuk ka qëllim periodik kohe të mëvonshme, por ka si qëllim renditje në të përmendur, që do të thotë: përmendet një send e pastaj përmendet edhe një send, që të dy janë të një kohe, vetëm se njëri përmendet pas tjetrit. Ose krijimi i materies së tokës dhe të qiellit u bë më parë, kurse rregullimi i tokës më vonë. Ditët e përmendura sigurisht kanë të bëjnë me periudha për të cilat i di vetëm Zoti. jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat, se Allahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.
19

وَيَوۡمَ يُحۡشَرُ أَعۡدَآءُ ٱللَّهِ إِلَى ٱلنَّارِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ

We jewme juhsheru ‘a’da’u Ellahi ‘ila en-nari fehum juza’une

E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.

20

حَتَّىٰٓ إِذَا مَا جَآءُوهَا شَهِدَ عَلَيۡهِمۡ سَمۡعُهُمۡ وَأَبۡصَٰرُهُمۡ وَجُلُودُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Hetta ‘idha ma xha’uha shehide ‘alejhim sem’uhum we ‘ebsaruhum we xhuluduhum bima kanu ja’melune

E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.

21

وَقَالُواْ لِجُلُودِهِمۡ لِمَ شَهِدتُّمۡ عَلَيۡنَاۖ قَالُوٓاْ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنطَقَ كُلَّ شَيۡءٖۚ وَهُوَ خَلَقَكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

We kalu lixhuludihim lime shehidtum ‘alejna kalu ‘entekanallahul-ledhi ‘enteka kulle shej’in we huwe halekakum ‘ewwele merretin we ‘ilejhi turxha’une

Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni".

22

وَمَا كُنتُمۡ تَسۡتَتِرُونَ أَن يَشۡهَدَ عَلَيۡكُمۡ سَمۡعُكُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُكُمۡ وَلَا جُلُودُكُمۡ وَلَٰكِن ظَنَنتُمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَا يَعۡلَمُ كَثِيرٗا مِّمَّا تَعۡمَلُونَ

We ma kuntum testetirune ‘en jesh/hede ‘alejkum sem’ukum we la ‘ebsarukum we la xhuludukum we lekin dhenentum ‘ennel-lahe la ja’lemu kethiræn mimma ta’melune

Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të pamurit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.

23

وَذَٰلِكُمۡ ظَنُّكُمُ ٱلَّذِي ظَنَنتُم بِرَبِّكُمۡ أَرۡدَىٰكُمۡ فَأَصۡبَحۡتُم مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

We dhelikum dhennukumul-ledhi dhenentum birebbikum ‘erdakum fe’esbehtum minel-hasirine

Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit.